Si do ta mbrojë Berisha kryegardistin Ndrea Prendi?

Në rastin e videos Meta-Prifti, gjykatësit shqiptarë nuk e patën problem të rrëzonin ekspertizën e bërë nga një ekspert amerikan dhe një anglez. Anglo-amerikanët e humbën betejën në Shqipëri, sepse gjykatësit tanë u besuan më shumë disa ekspertëve shqiptarë, të cilët “vërtetuan” se ajo video ishte e manipuluar. Në rastin e ekspertizës për fishekët e dalë nga pistoleta e kryegardistit Ndrea Prendi (njëri prej të cilëve i mori jetën protestuesit Faik Myrtaj), gjykatësit shqiptarë nuk guxuan ta rrëzonin ekspertizën – ajo kishte ardhur nga FBI-ja me porosi të shtetit amerikan. Si rrjedhim, Gjykata e Tiranës e ka cilësuar dje si të vlefshme ekspertizën e kryer nga FBI-ja, si dhe procedurat që janë ndjekur për kryerjen e saj.
Po si do të mbrohet Ndrea Prendi, kur nuk mund të kundërshtohet ekspertiza? Fillimet e strategjisë së mbrojtjes së tij u shfaqën dje në seancën gjyqësore për masën e arrestit për të. Gjykata e justifikoi masën e arrestit shtëpiak (prokuroria kërkoi arrest në burg) me arsyetimin se prokuroria nuk ka provuar që, për armën tip “Bereta” të Prendit, ka një firmë që tregon se është tërhequr prej tij në datën 21 janar 2011, si edhe sepse, gjatë sekuestrimit, prokuroria e ka marrë në dorëzim provën me firmë të shefit të armatimit të gardës dhe jo të vetë përdoruesit.
Nga ana tjetër, Berisha, nëpërmjet zëdhënëses së tij, deklaroi dje se prokuroria është thjesht një bashkëpunëtore e opozitës dhe nuk pret prej saj një hetim të paanshëm. Ai pret që e drejta të vendoset vetëm nga gjykata, tek e cila ai ka besim të plotë se është e paanshme.
Përkthimi: Gjykata pranon faktin se fisheku që ka vrarë Faik Myrtajn ka dalë nga pistoleta e kryegardistit Ndrea Prendi, por do të thotë se dikush tjetër mund ta ketë marrë pa leje armën – ndoshta ndonjë puçist që ka infiltruar në Gardë me stilolaps-pistoletë… Po ndërrimi i tytës së armës së Prendit si do të justifikohet? Ndoshta si një kundravajtje e vogël ligjore…
A do të funksionojë një strategji e tillë – siç funksionoi ajo e mbrojtjes së Metës? Në qoftë se po, Arvizu duhet të japë dorëheqjen!
E.Zaloshnja
Comments
Doreheqjen duhet ta jape

Doreheqjen duhet ta jape qeveria qe u ngjiz hajdute dhe perfundoi vrasese.Ka vrare shpresen,enderren e shqiptareve per tu ankuar kujt? kesaj palo gjykate shqiptare per çdo gje duhet te nderhyje,FBI,HAGA ETJ qe te funksionoje shteti shqiptar si duhet?

Do ta mbroje sic mbrojti

Do ta mbroje sic mbrojti Meten. Prokuroria e nxjerr te zi, gjykata te bardhe se gjykatat i ka ne dore.

Por une nje gje nuk kuptoj Z. Zaloshnja, si i kerkoni me aq lehtesi pergjegjesi Arvizu-se i cili ne fund te fundit eshte vetem nje diplomat qe nuk ka asnje fare legjitimiteti demokratik ne Shqiperi. Ka legjitimitet te perfaqesoje Ameriken, por nuk mund ti kerkohet atij pergjegjesia per ate qe do te ndodhe sepse nuk eshte detyre e atij. Eshte detyre e shqiptareve, e opozites, e intelektualeve.

Me vjen keq, por me mentalitetin se Amerika duhet te na zgjidhe problemet neve, nuk kemi ecur shume perpara.

Per mosndeshkimin e Berishes dhe shpures se tij (dmth te krimineleve), pergjegjesia bie mbi te gjitha mbi opoziten (ne kuptimin e gjere, te djathte ose te majte). Eshte e vertete se situata eshte e tensionuar, dhe se Berisha mund te vrase, por ama a nuk ka opozita shqiptare aq lidhje dhe aq organizim dhe aq njerez sa te mos kete mundesi te mbroje e te mbeshtese deshmitaret dhe familjaret e viktimave.

PS-ja sidomos, ka patur rastin ne keto 3 vjetet e fundit te hyje ne histori, por preferoi te mbyllet ne kullen e fildishte. Gerdeci, greva e minatoreve, plehrat, censusi, 21 janari kane qene po aq raste qe opozita shqiptare ka cuar dem per te dale si alternative e qarte ndaj te keqes qe ka pllakosur Shqiperine. Cdo opozite tjeter ne bote do te kishte dyfishuar rradhet e veta me gjithe keto probleme.

Te japi doreheqjen Arvizu? E
Te japi doreheqjen Arvizu? E pse faji i tij eshte qe ne kemi qeverine dhe gjykatesit me te korruptuar ne bote, me nje qeveri qe kryen presion ndaj te gjitha institucioneve ende te pavarura???
Do e mbroje sic ka mbrojtur

Do e mbroje sic ka mbrojtur cdo bandit e kriminel te tij keto 20 vjet, me bajraktarizem. Suksesi i Berishizmit eshte mbrojtja tribale e njerezve te tij me cdo kusht ne kurriz te shtetit dhe Shqiperise. Sa pseudo-intelektuale njihni ju zoti Zaloshnja qe me primitivizem mburren se Sala i mbron te vetet????? Mjere femijet e atij vendi se brezi juaj.....

Do ti mbroje pa e çare bythen

Do ti mbroje pa e çare bythen fare, per cfare shkruajme e themi ne!!! Pse??

Sepse e di qe LOBISTET e tij e kane lyer rroten atje ku duhet! Ne DASH, ne Washington, atje ku nga "burre shteti" mund te gdhihesh TERRORIST!!!

Deri atehere, ai se çan bythen per llogjet tona...

Z Zaloshnja, nuk besoj se

Z Zaloshnja, nuk besoj se mendon qe eshte e drejte te behet gjyq ne gazete apo televzion, dmth me shkrime analistesh apo kolumnistesh. Ti ne fakt e ke bere dhe i ke dhene vetes te drejten te shpallesh dike fajtor dhe dike te pafajshem. Nuk arrij ta imagjinoj se sa rende jane gjerat kur gjithandej flasin dhe shkrujane per fajtore, per denime shembullore, burgime perjete madje edhe per varje ne litar. E di qe mund te mendosh se po mbroj Ndrea Prendin por dua te them se mendoj qe nqs Prendi ehste autor i vrasjes dhe kete e ka bere ne thyerje te ligjit per garden dhe perdorimin e armeve ( do e vendose gjykata, them une ajo e ka kete te drejte) atehere une dua nje denim me shembullorin te mundshem per ate dhe gjithe ata qe keshilluan apo urdheruan. Eshte turp te shkruhet keshtu, ke qene dhe shume vjet ne Amerike...................

PIKERISHT SEPSE KAM JETUAR

PIKERISHT SEPSE KAM JETUAR PER SHUME VJET NE AMERIKE, NUK MUND TE PRANOJ NJE FRASE, KU KOMANDANTI I GARDES NDERRON TYTEN E PISTOLETES SE TIJ ME ATE TE SHOFERIT TE VET, PER TE FSHEHUR AUTORIN E VRASJES SE FAIK MYRTAJT. DHE KY NUK ESHTE KONKLUZIONI IM - ESHTE KONKLUZIONI I FBI-SE, SE CILES I BESOJ ME SHUME SE STILOLAPSAVE-PISTOLETE TE BERISHES. MEQENSE AMBASADORI I SHTETIT KU UNE JAM NENSHTETAS KA VENE NJE BAST PUBLIK SE DREJTESIA DO TE VIHET NE VEND PER VRASJET E 21 JANARIT, UNE NUK DO T'IA FALJA QE AI TE BEHET PJESE E FARSES

E.ZALOSHNJA

Add new comment