Rama shqetësohet nga titujt e gazetave, dhe tenton të saktësojë lajmet mbi Asamblenë e PS-së

Postuar në 23 Janar, 2012 05:35

Pothuaj të gjitha gazetat e sotme kishin si lajm kryesor ngjarjen e Asamblesë së PS-së, ku – kështu raportohej – janë verifikuar fërkime e debate të forta. “Rama heq Blushin nga Korça, rikthen Nanon”, thuhej në titullin e lajmit kryesor të Panoramës. “Debatet në Asamble”, thosh Gazeta Shqiptare. “Rebelohen deputetët e PS-së, Rama u tregon derën të pabindurve”, thosh Mapo. Edhe Shekulli ecte në të njëjtën linjë, duke theksuar, veç të tjerash, dhe rikthimin e Fatos Nanos.

Janë tituj që e kanë shqetësuar Edi Ramën, dhe prandaj ky i fundit është ulur shpejt e shpejt, dhe ka shkruar një artikull ku thotë se “janë të pavërtetë të tërë titujt e sotëm shkruar me të vërteta të nxjerra krejt jashtë kontekstit, për t’u kthyer qëllimisht në gënjeshtra”. Ai më poshtë e lidh këtë fakt me një strategji e shpresë të pushtetit për “spostimin e vëmendjes së publikut të keqqeverisur tek ‘problemet’ e PS-së”. Po këtu, Rama shfryn dhe scoop-in e lidhur me Fatos Nanon, duke e quajtur “një lajm të prodhuar jashtë kontekstit”, ngaqë “Fatos Nano është ex officio anëtar i Asamblesë”, e në këtë kuptim, sipas Ramës, nuk ka ndonjë gjë të re në këtë histori.

Ka të drejtë Rama? Ndoshta, por scoop-et në fjalë janë kërkuar sipas shumë gjasave me logjikë gaztareske, e jo me motivim politik. Ndryshe, Shekulli nuk do ish me të tjerat.

Re.Pu.

Comments

Submitted by ZHOAO AMZAONAS (not verified) on

<p>SHOKU RAMA!Ketu ne Kukes o ne sjell Shokun Namik DOKLE,o rame e vdiqem te gjithe.Nese ne 2009 ne Kukes dole 3 me 1,ne 2013 do dalesh 4 me 0,po nuk na solle DRUZHEN NAMIK.E kerkojme kete si rilindasin e shekullit te 21 ne hapesiren mbare shqiptare,ani pse eshte goran.Sa per gazetat,lene or burre,pallavra kane fole e flasin sa here ato.Po ne fund te fundit kush i beson sot gazetat pervec teje.Ftillohu dhe thellohu pak.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.