Janë rritur eksportet? Po, por është rritur dhe deficiti i tregtisë së jashtme

Postuar në 24 Janar, 2012 03:18

Në këto kohë krize, qeverisë i kanë mbetur pak karta në duar për të demonstruar e ilustruar “modelin e vet të suksesit”, që është propaganduar me pompë të madhe. Dhe një nga këto karta ka qenë rritja e eksporteve. Kryeministri nuk ka lënë rast pa përcjellë idenë se, si pasojë e klimës së ngrohtë që është krijuar nga qeveria e tij për biznesin, janë rritur eksportet. I ka mbirë në gojë kjo arritje, ndërkohë që specialistët e lidhin këtë fakt, jo me këtë klimë të supozuar pro biznesit, por me reshjet e shumta (është eksportuar kryesisht energji elektrike), dhe me çmimet e favorshme në tregun botëror lidhur me disa mallra “speciale” shqiptare.

Jo vetëm kaq. Gazetari Genc Kondi i shqiptares.com raportonte sot se, megjithë rritjen e eksporteve, deficiti i tregtisë së jashtme (raporti import/eksport) është rritur në masën 16%. Me fjalë të tjera, janë rritur eksportet (për ato arsye që thamë), por importet janë rritur shumë më tepër.

Shifra 16% e deficitit tregtar është një e dhënë e marrë nga publikimet e djehsme të INSTAT-it.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.