Hetimi i 21 janarit duket në rrugë të mbarë: sot u arrestua komandanti i Gardës

Postuar në 23 Janar, 2012 08:24

Bazuar në ekspertizën e FBI-së, ka tri-katër ditë që shtypi ka folur për arrestime që do ndodhnin në fillim të javës që kemi hyrë. Dhe Prokuroria shqiptare “nuk i ka zhgënjyer” pritmëritë e gazetarëve. Sot ajo ka nxjerrë urdhërin e arrestit për tre vetë, komandantin e Gardës, shefin e IT-së së kryeministrisë, dhe një të tretë, që nuk duket i rëndësishëm në terma të statusit zyrtar.

Këto janë arrestimet e para, të cilat ka shumë gjasa të shoqërohen me arrestime të tjera. Komandanti i Gardës, gjenerali Ndrea Prendi (ju kujtohet? Është ai që u shfaq në një rast në krah të Berishës me syrin e nxirë; u tha nga do gazetarë “të prapë” ato kohë që pjesa e nxirë e syrit ishte një truk) nuk besohet se mund të pranojë të jetë kurbani i vetëm i një krimi, që për autor ka njerëz më të rëndësishëm se ai. Përveç kësaj, nga hetimet që po vijojnë mund të dalin supriza të tjera.

Si do reagojë Berisha? Thuhet se ambasadori Arvizu, në takimin e fundit që ka patur në zyrën e kryeministrit, ia ka përcjellë mesazhin në mënyrë të qartë: Nuk do bësh asnjë përpjekje për të penguar hetimin e asaj që ka ndodhur më 21 janar 2011! Berisha, me pamje të zgërlaqur, ka rënë dakord.

E.G.

Comments

Submitted by arvanites (not verified) on

Shume mire. Te arrestohen te gjithe ata qe hezituan te zbatojne urdherin e Sales per te qelluar ne turme.

Submitted by Ilir (not verified) on

E thjesht fare nuk pengon hetimet i con deri ne gjykate dhe ne fund per procedure do dalin prape te pafajshem.......derisa te nderroje Prokuroren me njeriun e vet......Jane filma te njohur......si  Fatmirin, Ilirin apo edhe Lulin..........

Submitted by GENTIAN (not verified) on

Nese edhe pas kesaj drejtesia nuk vendoset ketu do dale situata nga kontrolli se mjaft u tallen me kete popull. Duhet denuar i pari jo kom. i Gardes po Kryekomandanti Sali qe per hir te pushtetit vrau 4 te pafajshem dhe sajoi prralla me grusht shteti.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Tja dimë për nderë Amerikanëve që na më sojmë se asë zoti nukë është mbi ligjin të gjithë ata që kanë shkelur ligjin të dënohen reptë që të mësohen të tjerët se ligji nukë shkelet por zbatohet

Submitted by loni (not verified) on

Une habitenm perse lene te lire talebanin e zgerlaqur (shikojani surratin kriminelit ne foton qe shoqeron kete shkrim), sali berisha kete ndyresire qe vjedh e vret kete te pabese qe duhet te perfundoje si kadafi ne kanal plehrash e minjsh, perse nuk arrestohet idioti hajdut e kriminel lulezim basha e te paguaj per vjedhjet e vrasjet PERSE.  Shoqeruesit e talebanit qe i nxine syte ndre prendit dhe e detyruan te qelloje.....pastaj merruni me peshqit e vegjel me me ushtaret si prendi e kompani....familjaret e te vrareve te 21 janarit dhe te shume te vrareve e te coptuarve me pare si ne gerdec etj etj etje duam drejtesi...populli shqiptar te cilit i ka shkuar thika ne palce nga keto palaco, nga keto kriminele e ndyresira qe na shkaterruan si shtet e si komb kerkon drejtesi, kerkon shpagim...mjere tomat dhe shashenkat, mjere ristanet e qente etjere qe lehin per keto kriminele  te gjejne vrime e te futem! zoti vonon por nuk harron!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.