24 janar 2011: Berisha takon gardistët dhe i quan heronj

Si sot një vit më parë, kryeministri Berisha pati një takim me gardistët. Tri ditë kishin kaluar nga ngjarja në bulevard, ku nën plumbat e gardistëve mbetën të vrarë katër qytetarë krejt të pafajshëm, dhe Berisha, autori kryesor i atij krimi, kish gjetur këto fjalë për t’i inkurajuar gardistët e topitur, e për t’u përcjellë mesazhin se “unë nuk do të lejoj askënd t’ju gjykojë” (në këtë pikë s’e ka mbajtur fjalën). Ja disa pjesë nga fjala e mbajtur gjatë vizitës në Gardën e Republikës (marrë nga lajmifundit.com):
-Unë dua t’ju garantoj juve se me atë që shqiptarët panë, atë që bota pa, kurrë ndonjëherë figura juaj nuk është lartësuar më shumë se më datën 21.
-Pesë orë rresht drejtonte këto fallanga krimi kundër jush, …. [por] ata në ndërtesë nuk mund të hynin kurrë, se atë ndërtese ju dhe unë së bashku me ju, do të mund ta mbronim ndaj çdo lloj sulmi, nuk merren institucionet e një vendi të lirë.
-Qëndruat me heroizëm të vërtetë, qëndruat si heronj të vërtetë dhe mund të them se çdo shqiptar ndihet krenar me ju. Ndihet krenar dhe do të ndihet gjithmonë krenar.
-Ju për të gjitha nënat, për të gjitha vajzat, për të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga përkatësia partiake, … jeni heronj të vërtetë dhe unë përulem me nderimin më të thellë dhe unë ju garantoj juve se në çdo sulm tjetër, ju kurrë nuk do jeni vetëm…
Re.Pu.
Add new comment