Zgjedhjet presidenciale në Francë: Ekstremistja Marine Le Pen po fiton terren

“Franca duhet të rigjejë lavdinë e shkuar, duhet të riindustrializohet që të krijojë vende pune, duhet t’i bëjë naftën Euros, duhet të ngrejë një mur për emigrantët, për mallrat e lira të importit, e për ndërhyrjen e huaj në punët e brendshme, etj”. Kush i thotë këto? E kush tjetër? Ajo, e bija e Jean-Marie Le Pen-it, leader-it legjendar të partisë Fronti Nacional, sot 83 vjeç. E bija, Marine, ka trashëguar drejtimin e partisë nga i ati, dhe ka vendosur të kandidojë për postin e Presidentit në zgjedhjet që do mbahen pas tre muajsh. Franca e moderuar nuk e do, por në këto kohë të krizës, mesazhi i saj po bie mirë në veshët e shumë francezëve. Sondazhet thonë, se ajo ka rreth 21% të votave, por Sarkozy është aty afër, me 23%. Ka ndonjë sondazh që e nxjerr mbi 30% të votave, e sikur të ish vërtetë kështu, dalja e saj në balotazh mund të shërbente si magnet elektoral. Përveçse me “programin e thjeshtë e të kuptueshëm”, ajo ndjell dhe me karizmën e vet: e re, bjonde, e shëndetshme, ambicioze. Sarkozy-ja bën mirë të ketë frikë prej saj.
Re.Pu.
Comments
Frances i mungojne

Frances i mungojne sociologet, mendimtaret prandaj kane ren pre e patriotizmit/nacionalizmit!

Do te ishin me fat te kishin nje Lubonje e nje Derhem....

Marine Le Pen do dale ne

Marine Le Pen do dale ne turin e dyte te zgjedhjeve, pra do eleminoje Sarkozy-ne nga gara.

Ky do te jete pushterimi ULTIM i felliqesires Sarkozy ('njeriut te mijve' - siç e percakton Alain Badiou) : mos-mberritja as ne turin e dyte te zgjedhjeve. Do te jete nje "21 maj 2002" koke-mbrapsh (asokohe, babai i Marines, dmth Le Peni vete, eleminoi socialistin Jospin nga turi i dyte). Kesaj rradhe, ajo do te eleminoje Darkozy-ne, kandidatin e te djathtes, dhe do shkoje ne turin e dyt me socialistin Hollande (qe e ka tashme fituar garen presidenciale : te gjithe sodazhet e nxjerrin fitues rendshem !!).

Une do te votoj, qofte dhe pse nje vote te vetme kam ne dore, ne turin e pare per fashisten Le Pen, vetem e vetem qe ajo te nxjerre nga gara te urryerin Sarkozy.

¡ No Pasarán !

ps: "le communisme est l'horizon philosophique indépassable de notre temps" - Jean-Paul Sarte
(Komunizmi eshte horizonti yne filozofik i patejkalueshem" )

Nuk te kuptoj Aline?! Ti do

Nuk te kuptoj Aline?! Ti do te votosh per fashisten dhe racisten e ekstremit te djathte, Marine Le Pen, per te nxjerre jashte loje Sarkozin e qendres se djathte?! Kush te ka siguruar ty se Holande do fitoje kunder saj ne turin e dyte?! Po sikur te fitoje Marina perseri?! Votuesit e UMP-se dhe te Bajruse mund fare mire te votojne per Marine Le Pen? ! Atehere?

Qe Hollande del ne raundin e

Qe Hollande del ne raundin e dyte (i pari ne listen e kandidateve, ne turin e pare, pa piken e dyshimit), ma sigurojne sondazhet, te cilet, qofte dhe me i keqi, e nxjerrin GJITHMONE te parin, me 28-29% (minimumi !), dhe me 32% maksimumi. Tani e ka marre dinamiken, eshte mbyll ai muhabet : ai del i pari ne turin e pare, me 27 deri 33%.

Sa per ate qe votuesit e djathte ose te Bayrou-së, ne turin e dyte do na votokan per Le Penkën, kjo eshte jashte çdooooo imagjinate dhe mundesie, qofte kjo dhe per arsyen e thjeshte se jo pak votues te Bayrou (qe do fitoje, me te gjitha gjasat, 10-12% ne raundin e pare), jane tradicionalisht te luhatur midis te majtes (PS) dhe qendres. Por dhe ata te UMP (e djathta), zakonisht, nen pretekstin e republikanizmit, te pakten mbi 70% do votojne per kandidatin socialist (Hollande), fundja ashtu sikunder dhe votuan socialistet ne 2002 (ne turin e dyte) per Chirac-un e djathte, meqe kandidati i tyre (Jospin) u skualifikua qe ne raundin e pare.

Fundja, te gjitha keto jane deshira. Zor se Sarkozy nuk e kalon raundin e pare (ka aq halé ne France sa te votojne per "miun e haléve"). Por nese ai do te skualifikohej, kjo jo vetem do te ishte HERA E PARE NE HISTORINE E ZGJEDHJEVE ne France qe nje president ne detyre nuk e kalon raundin e pare, por dhe do te ishte poshterimi më ultim dhe absolut per kete zgjyrë te quajtur Nicolas Sarkozy.

dhe : ty te ngrente goja

dhe :

ty te ngrente goja mjaaaaaaaaalte o katarakt, sikur nje fashiste te behet presidentja e Frances ! Do ish rasti i florinjte, aq i enderruar, per te marre armet e per ti dhene nje here e mire derrmen jo vetem esences se borgjezise (dmth fashizmit, dmth imperializmit), por dhe vete borgjezise (dmth kapitalizmit) ! E kush nuk do ta ndiqte shembullin e nje vendi, qe HISTORIKISHT ka qene djepi i emancipimit social, dmth shoqeror, dmth djepi I TE VETMIT emancipim per te cilin ja vlen te luftosh (dmth dhe te jetosh) !

ore po ci keni keto

ore po ci keni keto shkrime,,nuk mendon njeri per lubonjen e matoshin,,,mos na bejne ndonje vetvrasje!

Add new comment