Si është e vërteta për delegimin e udhëheqësve socialistë nëpër qarqe

Postuar në 23 Janar, 2012 17:02

Nga lajmet që u dhanë në gazetat tona rreth delegimit të udhëheqësve socialistë nëpër qarqe, të krijohet përshtypja se në Asamblenë Kombëtare të PS-së është vendosur për ndryshimin e drejtuesve politikë të qareve. Rama shkruajti në të nxehtë, për të sqaruar keqkuptimet që janë shkaktuar nga titujt e gazetave rreth delegimit të udhëheqësve socialistë nëpër qarqe, por më tepër u mor me shigjetimin e gazetave se sa me sqarimin e shpërndarjes. Për të marrë informacion më të detajuar, kontaktuam burime të brendshme në Asamblenë Kombëtare të PS-së, të cilat na sqaruan se të gjithë anëtarët e Asamblesë (përfshirë dhe Nanon e Meidanin) janë deleguar nëpër qarqe (sa më i madh qarku, aq më shumë të deleguar). Në një fazë tjetër do të caktohen nga tre të deleguar për çdo KZAZ dhe, së fundi, do të caktohet nga një kryekoordinator për çdo qark. Ndërkohë, çdo anëtar i Kryesisë dhe Sekretariatit të PS është deleguar të mbulojë nga një rreth (jo qark).

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.