Pollo hedh bombën: Kreu i shtetit merr pará në këmbim të emërimeve në drejtësi

Postuar në 23 Janar, 2012 12:59

Genc Pollo nuk është njeri luftarak, dhe nuk i ka qejf betejat “e përgjakshme”. Por sot ishte ndezur keq, dhe i vërsulej fort Presidentit të Republikës, i cili, sipas Pollos, “zullumin e madh” e ka bërë nga pozitat e kreut të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Cili është ky zullum konkretisht? E thotë Pollo qartë (kurrë s’ka qenë kaq i qartë në mendimin e vet) në një intervistë për Panoramën: “Ky zullum është përcaktimi për herë të parë i hartës së çmimeve për postet e gjyqësorit, d.m.th. të ryshfetit përkatës për çdo emërim në këto poste. Kam biseduar me gjyqtarë, të njohur të mi; njerëz me profesionalizëm e integritet, të cilët plot trishtim më kanë thënë se Gjyqësorit do t’i duhet kohë e përpjekje që të dalë nga bataku ku po e zhysin që nga viti 2007.”

Merret vesh se bën aluzion për emërime në sistemin gjyqësor në këmbim të parave. Kjo është akuza më e fortë që i është bërë Topit nga radhët e maxhorancës. Dhe është e çuditshme që këtë gjë e bën më pak i pritshmi, dmth Genc Pollo që është i ndrojtur e i pazëshëm n’daçi për natyrë, n’daçi për formim, n’daçi për hesape.

M.N.

Comments

Submitted by anila (not verified) on

Qeveria jone eshte per te trembur kalamajte kur nuk hane ushqimin, me metoda terrorizuese si dikur..., mbaroje pjaten se ndryshe te solla Pollon, mos bej zhurme se te erdhi Imami, mos qaj se te nxorra Nishanin! Pyes vetes nese ligesia eshte diçka e lindur apo keta 'prishen' rruges?! Se te them te drejten e kam veshtire ta besoj qe dikush, ne kete rast Berisha, mund te kete kaq sh hunde per gjithe 'shtrigat e Borebardhes = ministrat' qe gjenden rrugeve ne Shqiperi. Ndonjehere me duket si skenar filmi i tipit 'Devil's advocate'.

Submitted by anonim (not verified) on

Memecit i paska ardhur goja. Polloja eshte nje palaco burre qe nuk e ka shokun. Nje sherbetor sahanlepires dhe nje i paafte ne maksimum. Ai ti bej fresk dashnores se tij Doris Pack, qe e mban ne pushtet edhe sot e kesaj dite.

Submitted by ajsberg (not verified) on

Njoftuan Aristotelin, filozofin e lashte grek, se disa kane filluar te te shajne ty dhe sofite e tua. Filozofi, pasi nenqeshi, u pergjigj : " S'me behet vone ! Kur nuk jam i pranishem pranoj edhe te me rrahin."

Submitted by Leonardo (not verified) on

Nukë keni turp zoti Pollo po si ka mundësi që të bërtasë hajduti kapeni hajdutin

Submitted by pashuku (not verified) on

me fal, por a eshte ky sistemi gjyqesor te i cili ju te pozites keni aq shume besim ?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.