Arvizú bën një gjest shumë elokuent: del përballë gazetarëve në krah të Ina Ramës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu, ka bërë sot një gjest elokuent (në fakt, të gjitha gjestet e tij kanë qenë elokuente). Mund t’mos e bënte këtë gjest, pasi kanë qenë mjaft ato që ai ka thënë në mbështetje të Prokurorisë në hetimin e 21 janarit të vitit 2011. Por ai e ka bërë. Ka dalë me kryeprokuroren në një konferencë për shtypin, dhe është e njëjta konferencë për shtypin, ku Rama (Ina) i bëri me dije publikut se, bazuar në hetimin e deritanishëm, Komandanti i Gardës Ndrea Prendi akuzohet si vrarësi i protestuesit Faik Myrtaj.
Ambasadori Arvizu nuk u mjaftua me mbështetjen “dekorative” (me praninë e tij pra), por edhe foli sërish në mbështetje të hetimit. “SHBA-të, në bazë të kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme, ranë dakord të asistojnë në hetimin e këtij rasti. Ne i mirëpresim ato që ka thënë sot kryeprokurorja Ina Rama, do vazhdojmë të mbështesim zyrën e Prokurorisë derisa të vazhdohet në këtë hetim. Ka qënë gjithmonë qëllimi ynë që ky hetim të jetë i pavarur, që të bëhet i besueshëm, të jetë gjithëpërfshirës”, është shprehur ai.
Në këto rrethana, deklarata e Berishës se “[Ina Rama] do të marrë ndëshkimin e merituar”, e dalë nga goja e zëdhënëses së tij, dukej si e bërë nja njëmijë vjet më parë e nja njëmijë kilometra larg. Dukej veç; në fakt, ishte një deklaratë që u bë në po atë kohë dhe nja 500 metra më tutje.
Re.Pu.
Comments
Ky eshte treguesi se SHBA

Ky eshte treguesi se SHBA mbeshtesin Drejtesine ose me shqeto qe nuk mbeshtesin me Berishen. I bie me llogjike te thjeshte qe SHBA po i ben nje puc te merituar Berishes. Zoti e dekofte Ameriken.

por mos harrojme qe nje vit

por mos harrojme qe nje vit me pare ky arvizu e cilesoi berishen burre shteti. kuptohet qe shyqyr qe ka nderruar mendje, por do te kishte qene me mire sikur ne te mos kishim fare nderhyrje nga jashte. te ecnim me kembet e jona.

une e mbeshtes fort trimerine
une e mbeshtes fort trimerine dhe vendosmerine e treguar nga Kryeprokuroja e Pergjithshme dhe mbeshtetjen e pamase te SHBA-ve dhe ambasadorit Arvizu. por jam skeptik persa i perket Gjykates,dhe Gjyqtareve te tte cilet nuk kam aspak besim,dhe kam bindjen qe jane hallka me e korruptuar e sistemit tone shoqeror.por edhe kjo nuk me shqeteson sepse taashme jemi messuar me kete ambjent, por mendoj qe jane dhe shume njerez te pacipe,cinike,shpirtligj,she nuk mendoj qe ne vendimet e saj Gjykata do jete e drejte dhe e paanshme..
FALEMINDERIT...USA.

FALEMINDERIT...USA.

E morret vesh kush jane

E morret vesh kush jane diplomatet amerikane?

Se cfare ka thene per Berishen nuk ka rendesi. Ka rendesi qe e ke ulur me kryeprokuroren. Jo sepse ka deshire. Po sepse kjo eshte politika e SHBA me Shqiperine.

Mos harroni, SHBA e rrezuan njehere Berishen per 48 ore. Dhe prape e rrezojne. Po duhet te jene shqiptaret qe e duan kete gje. Mesazhi eshte i qarte. "Nuk jeni te paprekshem".

Lexoni, ju lutem, këtë

Lexoni, ju lutem, këtë koment interesant të AMA agency

Irani e shndërroi nga viktimë, në vrasës të 21 Janarit!

Ato pamje rrënqethëse të 21 Janarit nuk do i harrojë askush. Për më tepër kur u shkel një parim demokracie, se ndaj protestuesve mund të arrish të qëllosh vetëm me plumba gome, por jo me predha të vërteta. Kjo Garda jonë i kapërceu kufijtë. Po si arriti deri aty?. Nga kush mori urdhër Ndrea Prendi, që edhe vetë të qëllonte 11 herë me pistoletën e tij të shërbimit, duke lënë të vdekur Faik Myrtajn? Siç e tha dhe deputeti Tom Doshi, nga kush tjetër mund të marrë urdhër një komandant garde kur vret ?

Por gjithë kjo veprimtari ka një hierarki. Përveç 6 komandantëve të grupeve të zjarrit, përgjegjësia binte mbi Ndrea Prendin. Për më tepër që tani rezultoi edhe vrasës i dyshuar i një protestuesi, në bashkëpunim me shoferin. Por kryeministri Sali Berisha vuri veton e tij se nuk do i lejonte arrestimet dhe i pengoi me çdo kusht urdhër-arrestet e Ina Ramës. Ambasadori amerikan Arvizu e quajti “burrë shteti!”. Të gjithë thanë pse shqiptarët janë kaq të pafat, por nuk ishin dhe aq. I vetmi fat i keq i shqiptarëve ishte se ngjarjet e 21 Janarit koinciduan me vizitën misterioze të shefit të kabinetit të presidentit Iranian, Ahmedinexhad, në mënyrë tepër të fshehtë dhe pa protokoll. Takoi të gjithë drejtuesit e shtetit, përfshi dhe Meta-Berisha. Kjo është arsyeja e vetme pse Arvizu i tha “burrë shteti” kryeministrit tonë. Sepse nuk donte t’i ikte zogu nga duart.

Nuk donte që për interesat e 400 milionë amerikanëve, por edhe strategjisë së NATO-s, të rrezikonte duke shërbyer në moment për demokracinë e një populli të vogël. Dhe sikur thotë fjala e urtë, më mirë vonë se sa kurrë, Arvizu e ka ndjekur këtë parim. Kurse kryeministri, duke menduar se me lobistët e tij ia hodhi ambasadorit, vijoi i qetë veprimet. Dhe si me një infiltrim që bën policia, edhe SHBA-të i dhanë më shumë zemër Berishës, kur e lejuan të grabiste mandatin e Tiranës. Fundja çfarë rëndësie kishin këto dy ngjarje në krahasim me të vërtetën e vizitës së Mashaye nga Irani në Tiranë…

SHBA kërkonte me çdo kusht të mësonte të vërtetën, se deri ku do shkonte dinakëria e Berishës dhe etja e tij për pushtet, duke vënë në lojë miqësinë e vjetër. I zënë ngusht për para, kryeministri duket se ka pranuar biznesin e ri me Iranin. Që, sipas “Times”, në numrin e 17 nëntorit 2011, pak ditë pas mbytjes së anijes “Reina 1”, por edhe pas vrasjes së agjentit të SHISH në Durrës, Isa Çopa, ishte pikërisht tregtia e drogës. Me fitime marramendëse. Por nuk e mendoi se Garda Revolucionare Iraniane kishte plane të tjera, që çuan deri në zbulimin e atentateve në Nju Jork, Gjermani, e deri në Teheran. E gjithë kjo situatë bashkëpunimi doli blof falë rrëfimit të gardistit iranian të kapur nga agjentët e CIA-s. Rrëfim rrëqethës që përfshinte Shqipërinë si bashkëpunëtore e Teheranit në këtë trafik me qëllime përfitimi. Kurse Ahmedinexhad vepronte për të ndërmarrë sulme terroriste ndaj Perëndimit dhe SHBA-ve. Ky ishte dallimi i vetëm, por të cilin Berisha nuk e vuri re. Dhe jemi këtu ku jemi. Me një SHBA që lejuan kryeministrin të hiqej në viktimë më 21 janar, duke sajuar puçe, grusht shteti, horra bulevardi e lavire, vrasje mes njëri-tjetrit të protestuesve, deri tek halucinacione të tmerrshme. Iu lejuan sepse SHBA-të donin provën e madhe, atë që morën fundvitin e shkuar. Shikoni me vëmendje ndryshimin e rrjedhës së deklaratave të ambasadorit Arvizu dhe reagimet e Uidhersit që prej largimit nga Shqipëria. Të dyja union, pak pas vjeshtës së kaluar. Për fat të mirë të shqiptarëve, viktima tashmë është kthyer në të dyshuar si vrasës dhe kjo fal asaj provës që SHBA-të e gjetën në kohën e duhur.

Ndryshe do të ishinm duke folur me të njëjtat tone e karizma si një vit më parë. Me një opozitë fajtore të këputur, pa bosht dhe pa ide, si autorja e vetme e kësaj katrahure. Nga syri i nxirë i Ndrea Prendit viktimë, kush e mendonte se si drita e diellit sot do dëgjonim se ai sy-nxiri ka vrarë me dashje një protestues, teksa ka qëlluar 11 herë në drejtim të turmës? Tani askush nuk ia heq dot këtë akuzë Ndrea Prendit. Dhe të mendosh se është komandanti i Gardës. Kurse sekretari i Këshillit të Ministrave pritet të arrestohet në orët e ardhshme, sipas procedurave hetimore, për fshirjen e filmimeve dhe serverit. Më mirë nuk ka ku të shkojë për një popull që pret drejtësi. Megjithëse gjykata prapë tregoi fytyrën e pushtetit, duke konfirmuar përfundimisht të tre shkallët e gjyqësorit si një peng i kryeministrit në vendimet e marra dhe në momente të rëndësishme. Kushedi si do të jetë ndjerë ambasadori Arvizu kur ka mësuar se gjykata dha arrest shtëpie për provat e FBI-së që i deklaroi me 3 vula. Sigurisht që tashmë edhe mund të na e shprehë ndonjë ditë të afërme, se ai ka arsye të besojë se dhe pafajësia e Metës është e blerë. Sepse si në ekspertizë private në SHBA, ashtu dhe nga FBI, gjykata u dha vlerësime të njëjta... Por ajo që ka rëndësi, është fakti se kryeministri ynë, nga një viktimë e 21 janarit, tashmë e shesh veten dhe e shohim njëkohësisht, si autorin e vërtetë të atyre vrasjeve makabre. Të paktën urdhërues…

Add new comment