Puna për reformën zgjedhore vazhdon, pavarësisht nga temperatura e lartë politike

Ndërkohë që fokusi i opinionit është përqëndruar tek përplasjet e forta publike rreth vrasjeve të 21 janarit, komisioni parlamentar për reformën zgjedhore ka kryer një punë intensive parapërgatitore. Dhe sot u zhvillua mbledhja e këtij komisioni, ku ishin të pranishëm edhe ekspertë të OSBE/ODIHR, të cilët mbërritën në vendin tonë më 24 janar dhe mbyllin sot misionin e tyre. Në takimet e tyre të deritanishme ata kanë shprehur gatishmërinë për të dhënë asistencën teknike në mbështjetje të këtij komisioni për të realizuar në kohë reformën zgjedhore. Ndërsa dje, në një intervistë për gazetën “Shekulli”, eksperti socialit i komisionit Bledi Çuçi sqaronte se palët kanë përfunduar pjesën e financimit të partive politike, ndryshime të cilat, sipas tij, do të favorizojnë partitë e vogla që nuk arrijnë të marrin një mandat në Kuvend. A sqaroi se jo çdo parti do të përfitojë – partitë e vogla do të duhet të arrijnë një prag minimal në rang vendi, ndonëse ky prag mund të mos u sigurojë përfaqësim në parlament. Risi tjetër që pritet të miratohet nga Komisioni për Reformën Zgjedhore është rritja e dënimit për partitë që nuk do të respektojnë kuotën gjinore në listën e kandidatëve. Për sa i përket debatit nëse listat do të jenë të hapura ose të mbyllura, eksperti Çuçi lë të kuptohet se Kodi i ri do të parashikojë sërish regjistrimin e kandidatëve në bazë të listave të mbyllura. Sot komisioni i reformës zgjedhore votoi per kapitullin e 7-te të kodit, mbi financimin e partive.
E.Zaloshnja
Add new comment