Bregu do sugjerime për integrimin në BE? T’i dorëzohet drejtësisë urdhëruesi i vrasjeve të 21 janarit!

Postuar në 27 Janar, 2012 13:42

Plotësimi i prioriteteve të vendosura nga Komisioni Europian dhe finalizimi i planit të veprimit që ka qeveria shqiptare për integrimin ka mbledhur në Ministrinë e Integrimit një grup organizatash jo qeveritare, që merren me cështjet e integrimit.

Majlinda Bregu, Ministre e Integrimit, në fjalën e saj i ka bërë një përmbledhje zhvillimeve të deritanishme të proceseve integruese. “Ne presim që të mos kemi më pengesa [nga opozita]. E rëndësishme është që ligje të tjera me 3/5 të miratohen, sikurse dhe hapa të tjerë”, ka thënë Bregu gjatë tryezës. Sipas saj vërejtjet, sugjerimet dhe propozimet që do të vijnë nga shoqëria civile do të shërbejnë që ky proces të jetë sa më i plotë duke u përfshirë në planin e veprimit. Fatkeqësisht, në tryezë nuk merrte pjesë përfaqësuesi i ndonjë organizate kroate. Ai do të kishte bërë një sugjerim të thjeshtë: T’i dorëzohet drejtësisë urdhëruesi i vrasjeve të 21 janarit! Kroacia përparoi ndjeshëm në procesin e integrimit europian pasi Ivo Sanader dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe më pas u dënua me burg për një krim shumë më të lehtë - për korrupsion…

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by zaloshnji (not verified) on

Ah mor Zaloshnja, sa "ne te nxehte" ke nisur ti hedhesh mendimet ne karte...si Sanaderrin, per korrupsion, sugjero Meten, Bashen e ca te tjere.
Urdheruesi i vrasjeve del jashte kufinjve te sugjerimit per integrim. Per kete drejtoju NATOs, ta beje si me Gedafin, e te fshije me "gome" dhe langot qe mbeshtesin urdheruesin, megjithe urdheruesin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.