Pse një numër biznesesh shqiptare nuk kanë dashur të përfitojnë prej amnistisë fiskale?

Maxhoranca ka shtyrë edhe tre muaj të tjerë afatin e amnistisë fiskale. Pse? Sepse ka një numër të lartë aplikimesh, thonë njerëzit e qeverisë. “Falja Fiskale solli përfitime për 24 mijë qytetarë. Kërkesa e lartë për të përfituar solli shtyrjen me tre muaj të faljes”, tha Edmond Spaho, kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë. Në fakt, ka plot arsye të hidhen dyshime mbi nevojën e shtyrjes së afatit, pasi amnistia në periudhën korrik-dhjetor 2011 është realizuar në mënyrë jo dhe aq transparente. Mungojnë të dhënat, që të na thonë se cili ka qenë rezultati i këtij aksioni të nisur me bujë, dhe pse shumë njerëz me burime jo legale parash e pasurish e kanë refuzuar këtë lloj amnistie, edhe pse normalisht do duhej ta shihnin me interes.
E vërteta është se grupet e interesit e kanë kërkuar një afat të shtyrë me 6 muaj pasi, sipas tyre, nga rreth 60 miliardë lekë detyrime dhe borxhe të papaguara nga biznesi në tatime dhe dogana, nuk janë falur më shumë se 20 miliardë lekë në rastin më optimal. Pyetjes “pse vallë shumë biznese nuk donin të përfitonin nga ky rast i artë?” mund t’i jepet dhe një përgjigje që as qeveria, as grupet e interesit, nuk e kanë dhënë: bizneset nuk kanë besim tek një amnisti e realizuar nga kjo qeveri.
Re.Pu.
Add new comment