Lulzim Basha në SHBA, dhe një rrenë për t’u futur në librin Guinness

Agjencia Balcan Insight është përpjekur të flasë sot me zëdhënësin e bashkisë së Tiranës, që ajo e identifikon me emrin Erald Karpri (duhet të ketë një gabim në mbiemër; ndoshta ndonjë gërmë tepër: Karpri s’duket si mbiemër i këtyre anëve), në mënyrë që të marrë informacion zyrtar lidhur me vizitën e Lulzim Bashës në SHBA. “Është dikush që e ka ftuar Lulzim Bashën në SHBA, dhe kush është ky?”, ka qenë pyetja fare e thjeshtë, dhe zëdhënësi nuk ka mundur të thotë asgjë, veçse “ne do të nxjerrim më vonë një deklaratë për shtypin, dhe aty do të ketë detaje”. Ky interes i medias Balcan Insight ka lindur prej pompave e bujës së shtypit proqeveritar, që e kanë përcjellë Bashën si një vizitor të madh e të shumëpritur në tokën amerikane.
Mirëpo paska qenë e gjitha e ndërtuar mbi një hiç. Doxie McCoy, zëdhënësi i bashkisë së Washingtonit, me fjalë të tjerë, kolegu i Eraldit të Tiranës, i ka thënë sot gazetarëve të Balcan Insight-it, se kryebashkiaku i Washingtonit, Vincent Gray, nuk i ka bërë ndonjë ftesë Lulzim Bashës. “Por një takim do të bëhet nesër”, saktësoi zëdhënësi, pa e ditur se po zbulonte një scoop (e nga ta dinte?). “Një shqiptaro-amerikan i këtushëm i ka kërkuar zotit Gray që të bëjë, brenda mundësive, një takim kortezie me kryebashkiakun e Tiranës që ndodhet në Washington, dhe kështu takimi do të bëhet; do të jetë një takim i shkurtër”. Kjo është e gjitha.
Si është e mundur që kanë sajuar një rrenë kaq të trashë?
M.N.
Comments
Njerezit e trashe, dhe qe

Njerezit e trashe, dhe qe kujtojne se jane me te zgjuar se gjithe te tjeret, natyrisht qe krijojne rrena te trasha

Fishekzjarret e Lulit! Pakot

Fishekzjarret e Lulit! Pakot boshe te vitit te ri ose fundi i nje genjeshtre! Amerika

Muci e kam Kapri mbiemrin dhe

Muci e kam Kapri mbiemrin dhe jo Karpri. Nuk ka nevoje te besh ironi pa kuptim dhe njerezit e lexojne vete. Ne fakt ti si gjithnje shockhohesh

hajde skup hajde !!! Ju

hajde skup hajde !!! Ju qafsha!

ne fakt edhe nje germe qe

ne fakt edhe nje germe qe prek bashen, perben shockhim per ca "analizues" por ne fakt pamjet treguan tjeter gje

Add new comment