Arkiv-Lajme
Moti i acartë është lajm i parë kudo në Europë. Në Shqipëri, jo.
Një pjesë e madhe e Europës është mbuluar nga ngrica e bora. Temperaturat e ulta janë bërë lajmi kryesor, dhe kjo është e natyrshme, pasi kjo ka bërë të bllokohet trafiku, të ndërpritet energjia elektrike, e të jetohet në rrethana të emergjencës. Faqet e para të gazetave dhe edicionet e lajmeve në TV dominohen nga informacioni mbi këtë emergjencë.
Berisha bën tollovi shifrash në Munih
Kryeministri Berisha ka thënë në Munih, se “Shqipëria në katër vitet e fundit, të marra së bashku, ka pasur një rritje ekonomike prej 18 përqind, rritje në distancë më të lartën në Evropë. Ky model ka nevojë të përsoset më tej”. Së pari nuk kuptohet mirë se pse i merr të katër vitet së bashku. S’ishte parë ndonjëherë që një kryeministër, për të treguar se vendi nën qeverisjen e tij ka rritje, të bëjë mbledhje aritmetike të rritjeve vjetore. Së dyti, është interesante të verifikohet saktësia e shifrës.
Është mbajtur zi për Leninin në parlamentin shqiptar?
Është pretenduar nga historiografia komuniste se parlamenti shqiptar i ka bërë homazh Leninit në vitin 1924, duke mbajtur zi disa ditë mbas vdekjes së tij (më 4 shkurt; Lenini kish vdekur më 21 janar). Por në numrin e sotëm të gazetës Shqip, ku janë publikuar një pjesë diskutimesh të bëra në sallën e Kuvendit (është e njëjta sallë që ndodhet në katin e dytë të Akademisë së sotme të Shkencave), vihet në diskutim një gjë e tillë.
Koment i shkurtër: Kalvari i karro-atrecit
Po të parkosh makinën në darkë në Tiranë, në vendin e gabuar, gjasat janë që të mos e gjesh në vendin ku e ke parkuar -- një karro-atrec i policisë ta ka marrë nga vendi ku e ke parkuar. Bën kuptim -- ke parkuar në një vend ku nuk duhet të parkosh! Po pse nuk ndodh kjo gjatë ditës, kur parkimi në vendin e palejuar pengon trafikun?!
CEZ-i nuk e mori provimin e motit të ftohtë
Moti i acartë i këtyre ditëve ka qenë një provim i vështirë për CEZ-in, dhe është marrë vesh tanimë, që këtë provim nuk e ka marrë. Temperaturat e ulta e kanë vënë në pozitë shumë të vështirë. CEZ-in dhe, mbi të gjitha, qytetarët. Fjala vjen, në shumë zona të Tiranës (në periferi po se po, por edhe në qendër), ka pasur ndërprerje disa orëshe të energjisë. Është e qartë se CEZ-i nuk e ka përgatitur veten për rrethana të tilla të një konsumi të madh të energjisë (acari që po bën ka rritur natyrshëm konsumin).
‘Real’ Reality Show në News 24
Televizioni News 24 (apo ka pasur dhe ndonjë televizion tjetër?) ka transmetuar live protagonizmin e dëshpëruar të një 50 vjeçari në majën e një vinçi të ngritur pranë Partisë Demokratike (kjo është adresa që jepet në të gjitha site-et: pranë partisë demokratike. Është një mënyrë e njohur kjo, duke iu referuar objekteve të natyrës politike, për të dhënë me saktësi maksimale vendndodhjen e një personi apo të një ngjarjeje në Tiranë).
Serbët ulin pretendimet: Ok Kosovës së pavarur, por duam një status special për Veriun
Boris Tadiç, në një intervistë për Al Jazeera-n, ka pranuar se asnjë plan serb për Kosovën nuk vlen nëse nuk merret miratimi i fuqive të mëdha. Dhe ka thënë troç se këto të fundit nuk janë dakord me planin që ngrihet mbi idenë e ndarjes së Kosovës; për rrjedhojë, ka lënë të kuptohet se duhet kërkuar një zgjidhje në kuadrin e Kosovës së pavarur. “Ne nuk mund të jetojmë në konflikt të ngrirë, sepse ky konflikt herët a vonë do të përshkallëzohet dhe sërish do të ketë njerëz që do të humbasin jetën e tyre”, citohet të ketë thënë Tadiç.
Një lajm tjetër i keq për ekonominë: shqiptarët po konsumojnë më pak
Të gjithë indikatorët e ecurisë së ekonomisë shqiptare janë duke u përkeqësuar. Tani është radha e konsumit, i cili ka shënuar rënie të fortë, gjë që duket tek fakti, që në dhjetë muajt e parë të vitit të kaluar, importet totale në sasi ishin, sipas doganave, rreth 3 milionë e 800 mijë tonë ose 4.5 për qind më pak se sa e njëjta periudhë e një viti më parë. Ky është viti i dytë rresht kur volumi i importeve bie. Në vitin 2010 madje tkurrja ishte edhe më e fortë, gati 12 për qind.
Shkarkimet në Polici: Qeveria pranon dështimin?
Nuk mbahet mend ndonjë valë tjetër shkarkimesh në nivele kaq të larta te Policisë si ajo që ka ndodhur sot. Përveç Drejtorit të Policisë të Tiranës janë shkarkuar edhe dy nëndrejtorët Dorjan Muho dhe Gjergji Jorgo, si dhe disa drejtues të tjerë.
Ndalohet “Shoku i Çimit”
KKRT-ja paska vendosur të ndalojë spotin televiziv të AMC-së, i cili njihet tanimë nga i madh e i vogël si “shoku i Çimit.” Kur disa kolegë gazetarë e publikuan këtë lajm për herë të parë në Facebook ishin të shumtë ata që menduan se bëhej fjalë për ndonjë shaka. Po ja që KKRT-ja e paska pasur seriozisht.