Moti i acartë është lajm i parë kudo në Europë. Në Shqipëri, jo.

Një pjesë e madhe e Europës është mbuluar nga ngrica e bora. Temperaturat e ulta janë bërë lajmi kryesor, dhe kjo është e natyrshme, pasi kjo ka bërë të bllokohet trafiku, të ndërpritet energjia elektrike, e të jetohet në rrethana të emergjencës. Faqet e para të gazetave dhe edicionet e lajmeve në TV dominohen nga informacioni mbi këtë emergjencë.
Këtej nga anët tona po bën acar, gjithashtu. Dhjetra akse rrugore janë ta pakalueshme, në dhjetra akse të tjera këshillohet të ecet me zinxhirë, ndërprerjet e energjisë janë bërë një dukuri rutinore; por askush nuk u bie borive të alarmit. Vetëm Shqipi kish një lajm në faqe të parë mbi kushtet e motit , dhe aty jepej njoftimi qysh në titull se janë mbyllur shkolla e janë izoluar zona të tëra. Gazetat e tjera fokusoheshin tek kronika e zezë, dhe ajo politike (që është më e zezë se e zeza). Pse? Për dy arsye, ndoshta. 1. Çfarë është emergjencë gjetkë nuk është emergjencë tek ne; një shqiptar mund të rrijë pa drita dhe një javë të tërë; ndërsa një gjerman nuk rri dot as dhe një orë; dhe 2. Media shqiptare është shumë e tabloid-izuar dhe e politizuar.
M.N.
Comments
Klani lajmet i hapi me numrin

Klani lajmet i hapi me numrin e te vdekurve nga moti i acarte dhe pastaj me takimet e Lulit dhe Berishes neper bote

Ne na ngroh Dielli Sali,

Ne na ngroh Dielli Sali, prandaj nuk ka dhe s'ka si te kete acar ne Shqiperi.

Tung,

Blendi

Add new comment