Arkiv-Lajme
Fushata presidenciale: Gara në partinë republikane bëhet e ethshme
Situata është ende e paqartë lidhur me kandidatin republikan për postin e Presidentit, që do të përballet me Obama-n. Në garën që po bëhet në kampin republikan ka dalë në krye herë njëri e herë tjetri. Në fillim u duk se Mitt Romney do ta kish të lehtë, por pastaj fitoi terren papritur Newt Gingrich, ndërsa e djeshmja ishte një nga ditët më me fat për kandidatin Rick Santorum. Ky i fundit korri një fitore në tri shtete: Missouri, Minnesota dhe Colorado. Rezultati që arriti ish respektivisht 55,2%, 44,8% dhe 40,2% të votave.
Arvizu-Rama: Presidenti duhet të dalë nga konsultimet mes palëve
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu deklaroi se në takimin e zhvilluar paraditen e së mërkurës në selinë e Partisë Socialiste me kreun e kësaj force politike, Edi Rama është biseduar ndër të tjera edhe për zgjedhjen e një presidenti konsensual.
"Presidenti i vendit të zgjidhet pas konsultimeve mes palëve. Figura e presidentit për një vend si Shqipëria është e rëndësishme. Duhet të zgjidhet një president me integritet, pasi ai emëron edhe Prokurorin e Përgjithshëm dhe kreun e SHISH-it", tha Arvizu.
Shamku-Shkreli: Meshkalla ishte luminar i shpirtnave; Dom Gjergji: Brenda njeriut gjendet një shpirt i mirë
Një shkrim i Pjetër Meshkallës i sapopublikuar në këtë website (kërkoni titullin “Disidencë e disidentë”) ka tërhequr, mes të tjerëve, dhe vëmendjen e Ledi Shamku-Shkrelit dhe të Dom Gjergjit (në publicistikë njihet me emrin Gjergj Meta). Secili syresh ka lënë dhe një koment të vetin në fund të shkrimit. “At Pjetër Meshkalla nuk ishte disident! Nuk e pranoj dot këtë sektorializim të tij, i cili, sipas meje e izolon në kohë dhe në hapësirë.
SOS: Këta gjyqtarë janë më të rrezikshëm se sa gardistët vrasës
Ndodhi ajo që dihej e që pritej. Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë, dhe ka vendosur të lërë në arrest shtëpie Ndrea Prendin, i cili është akuzuar se ka qëlluar mbi turmën më 21 janar të vitit 2011, dhe ka vrarë, të paktën, protestuesin e opozitës, Faik Myrtaj. Duket e pabesueshme që një gjykatë të lërë në arrest shtëpie dikë që është akuzuar për një vepër të tillë penale, por tanimë janë dy gjykata që e kanë bërë këtë. Kjo është prova e n-të se sistemi ynë i drejtësisë është frikshmërisht i korruptuar, materialisht dhe politikisht.
Robert Elsie: Po të jetoja në Shqipëri, do kisha lajthitur
Rudina Xhunga i ka marrë një intervistë albanologut Robert Elsie, dhe mes të tjerash e pyet, se “a mund të ishte shqiptar e ç’lloj shqiptari do ishte?”. Përgjigja është e pritshme; aq e pritshme sa mund ta jepte secili prej nesh duke e përfytyruar veten të huaj:
Amaneti i Teodor Kekos para se të vdiste
Në një intervistë me Mira Kazhanin për shqiptaren.com, Remzi Lani sjell një detal interesant nga jeta e Teodor Kekos; më saktë, nga momentet e fundit të jetës. Keko, për të cilin Lani thotë se ish një njeri shumë i rëndësishëm i jetës së vet, i ka lënë një amanet para se të vdiste. E ka bërë këtë gjatë bisedave që bënin të dy, në të cilat Keko i fliste natyrshëm për vdekjen që po i afrohej.
Asgjë e re nga kreditimi i ekonomisë
Bankat kanë vijuar të shtrëngojnë standardet e kredisë për biznese, ndërsa kërkesa e këtyre të fundit, ndonëse me përmirësim të lehtë, vijon të jetë shumë e dobët, njoftoi Banka e Shqipërisë në raportin e saj periodik mbi vrojtimin e aktivitetit kreditues.
Rama: 1 milion të papunë. INSTAT: 140 mijë. CIA: 420 mijë
Në një shënim të mëparshëm, ngrinim pyetjen “Si është e vërteta e të dhënave mbi punësimin?” dhe raportonim se, në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Edi Rama paraqiti një tabelë me të dhëna të Bankës së Shqipërisë, sipas të cilës rezultonte se në vitin 2010 kanë qenë të punësuar 917 mijë shqiptarë nga 2.17 milionë në moshë pune. Le të thellohemi në përgjigjen e pyetjes së mësipërme.
Si është e vërteta e të dhënave mbi punësimin?
Nga Partia Socialiste ka dalë një tabelë me të dhëna që, sipas tyre, janë të Bankës së Shqipërisë. Këtë e ka thënë dhe Edi Rama në një mbledhje të Grupit Parlamentar; e ka thënë pikërisht duke iu referuar Bankës së Shqipërisë, dhe ka gjetur një formë, nëpërmjet së cilës t’i fusë dhe një pickim kësaj të fundit: “Nëse gënjen Banka e Shqipërisë, atëherë ka një gjasë: papunësia është më e madhe se kaq, sepse Banka e Shqipërisë nuk është një institucion që është i varur nga opozita; as i pavarur; është vegël e qeverisë”.
Në BE nuk kanë të gjithë një mendje lidhur me Greqinë
Greqia u duk sikur ia doli të bëjë më të vështirën. Mes grevash e demonstratash, u arrit marrëveshja për të pushuar nga puna 15 mijë buxhetorë, gjë që bën pjesë në planet për të shkurtuar shpenzimet publike (kërkohet gjithashtu ndërhyrje në sistemin e pensioneve; ndryshe, nuk miratohet paketa tjetër e ndihmës prej 130 miliardë eurosh).