Robert Elsie: Po të jetoja në Shqipëri, do kisha lajthitur

Postuar në 08 Shkurt, 2012 04:46

Rudina Xhunga i ka marrë një intervistë albanologut Robert Elsie, dhe mes të tjerash e pyet, se “a mund të ishte shqiptar e ç’lloj shqiptari do ishte?”. Përgjigja është e pritshme; aq e pritshme sa mund ta jepte secili prej nesh duke e përfytyruar veten të huaj:

“Unë nuk mund të jetoj këtu. Është një vend pak i egër për mua, marrëdhëniet midis njerëzve janë pak të egra. E di që është vetëm një fasadë se brenda e kanë shpirtin e mirë, por ka një egërsi në marrëdhëniet njerëzore. Ju dini të mbroheni këtu, ndërsa unë këtu jam si lepur, nuk di të mbrohem. Unë vij këtu me shumë kënaqësi, por nuk besoj se mund ta përballoj të vij të jetoj përgjithmonë këtu. Jeta është shumë e shkurtër e unë nuk kam kohë te përplasem në pengesa, vetëm për të arritur diçka, kur në një vend tjetër e arrij menjëherë dhe pastaj jetoj jetën time. E di që ju kaloni shumë kohë në ditën tuaj me pengesat që ju dalin përpara dhe kjo ha shumë kohë. Për shembull, po të jetoja këtu do të kaloja sigurisht gjithë ditën duke pirë kafe sepse do të më lajmëronin njerëzit hajde të pimë kafe dhe nga një kafe gjysëm ore, ajo do të shkonte një orë, dy orë, tre orë, katër orë dhe gjithë dita do të shkonte në kafe. Kurse unë jetoj një jetë pak të veçuar dhe nuk kam shumë shoqëri. Kjo është preferenca ime, unë jetoj me librat e mi, me idetë, projektet e mia dhe kënaqem me to.”

Re.Pu.

Comments

Submitted by arvanites (not verified) on

<p>E trishte , por e vertete. Cdo shqiptar dallon nje ndryshim ne kulture, mirsjellje dhe&nbsp;ne bashkebisedim&nbsp;sapo del nga Shqiperia.&nbsp; Shikoni emsionet televzizive te gjithe qe nga drejtuesi i emsionit merren me celularin gjate kohes qe tjeteri flet.</p>

Submitted by albertm (not verified) on

<p>Shyqyr qe jane dhe kafet,se eshte i vetmi prodhim Madein Albania ne keto 20vjet,nuk dime te bejme gje tjeter,me keqardhje.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.