Shamku-Shkreli: Meshkalla ishte luminar i shpirtnave; Dom Gjergji: Brenda njeriut gjendet një shpirt i mirë

Postuar në 08 Shkurt, 2012 07:24

Një shkrim i Pjetër Meshkallës i sapopublikuar në këtë website (kërkoni titullin “Disidencë e disidentë”) ka tërhequr, mes të tjerëve, dhe vëmendjen e Ledi Shamku-Shkrelit dhe të Dom Gjergjit (në publicistikë njihet me emrin Gjergj Meta). Secili syresh ka lënë dhe një koment të vetin në fund të shkrimit. “At Pjetër Meshkalla nuk ishte disident! Nuk e pranoj dot këtë sektorializim të tij, i cili, sipas meje e izolon në kohë dhe në hapësirë. At Meshkalla ishte luminar i shpirtnave dhe mendjeve të gjindjes sonë”, thotë Shamku-Shkreli, dhe më poshtë vijon në dialektin geg (ndoshta për t’u njëjtësuar me kontekstin; por ndoshta dhe për kënaqësi të vetën; ajo  ka treguar se është shumë e tërhequr prej gegnishtes): “Fjalët përmbyllëse të ksaj letre tijën që sillet këtu (fjalë që aq fort i du!): "Nuk më ka shty me Ju shkrue Shkëlqesë, as urrejtja, as ambicioni, as interesi, por vetëm ndërgjegja, e vërteta dhe e mira" - a nuk janë burim i dritës edhe ato?”

Gjergj Meta, pasi demonstron fillimisht një lloj krenarie për këtë moment në jetën e At Pjetër Meshkallës, zë e flet më shumë si qytetar e patriot në këtë shënim të vetin: “Më shumë se sa e shkuara, e cila ende ka plagët e veta të hapura e që hera herës gërricen nga pakujdesia a dashakeqësia e mbetjeve ideologjike komuniste, më intereson e tashmja e cila ka mbetur peng dhe po thyen kryet ndaj atij graniti kulturor komunist që ende gjarpëron në jetën tonë. Ky, i përzjerë me mjerimin e veseve që pa doganë i morëm nga perëndimi, po zhyt gjithnjë më në mjerim njeriun shqiptar. Por asnjëherë unë nuk e humb shpresën, sepse thellë brenda njeriut gjendet një shpirt i mirë, i cili herët a vonë do të jetë rezultati poztiv i historisë.”

Re.Pu.

Comments

Submitted by Gusmari (not verified) on

<p>Kaq keq qenka katandisur partia PD, sa te mbrohet me militante te tille si Zenel haleja!</p><p>Krahasoje nje here znj. Shamku-Shkreli me gruan qe ke ne krah dhe pastaj fol per idhuj. As qyrret nuk ti hedh ajo ty e jo me te ulet ne debat profesional me ty.</p><p>Shtrengoje fort Dranden zenel haleja. Se edhe ate nga partia e ke. Ta merr prape po nuk u sakrifikove per te.</p><p>Ledi Shamku-Shkreli shihe me dylbi, eshte pjace e larte ajo per ty. Ti maksimumi qe mund te besh eshte te pish nje kafe me Misile Doden (po s&#39;te trodhi topet).</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.