Arkiv-Lajme

Orteku shkakton një tragjedi në Restelicë, komuna e Dragashit: Nëntë të vdekur

Postuar në 12 Shkurt, 2012 15:21

Një ortek në fshatin Restelicë të Dragashit ka provokuar një tragjedi. Numri i viktimave ka arritur në nëntë, mes të cilëve dhe një fëmijë. Ndërkohë, Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe njësitë e emergjencave civile kanë ndërprerë operacionin e kërkim-shpëtimit. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i FSK-së, Shemsi Syla, i cili ka thënë se shkak i kësaj ndërprerje ka qenë moti i keq.

R. Qosja në ‘Presheva Jonë’: Paqen mes shqiptarëve e serbëve e sjell shkëmbimi i territoreve

Postuar në 12 Shkurt, 2012 14:09

Agjencia Presheva Jonë është bërë gjatë këtyre kohëve foltorja e shumë personaliteve shqiptare. Dhe dy të fundit janë Ismail Kadare dhe Rexhep Qosja. Kadare u shpreh para dy ditësh për këtë agjenci, se “duhet ruajtur integriteti  territorial i shtetit të Kosovës dhe çdo pretendim për lëvizje kufijsh apo copëtim të Kosovës nuk do të ishte në favor të paqes dhe stabilitetit në rajon”.

Amaneti i Bin Laden-it për pjellën e vet: Nëse unë vdes, shkoni e bëni një jetë në paqe në Europë/SHBA!

Postuar në 12 Shkurt, 2012 12:10

Bin Ladeni kish 5-6 gra e shumë fëmijë; thuhet të ketë lënë pas 22-26 fëmijë. Pak ditë pas vdekjes (ekzekutimit që i bënë marinsat amerikanë në shtëpinë e vet), e përditshmja kuwait-iane ‘Anbaa’ publikoi një dokument të datës 14 dhjetor 2011 (tre muaj pas rrëzimit të Kullave Binjake), të shkruar e nënshkruar nga ‘Abu Abdullah Osama Muhammad Bin Laden’, në të cilin terroristi më i famshëm i botës urdhëronte fëmijët e tij që, pasi ai të vdiste apo të vritej, ata të mos ndiqnin gjurmët e të atit.

Berisha vazhdon të fyejë inteligjencën e votuesve të tij...

Postuar në 12 Shkurt, 2012 10:41

Ka kohë që ata që nuk kanë votuar për Berishën i konsiderojnë si broçkulla shifrat e tij për sukseset ekonomike të qeverisë që kryeson. Sidoqoftë, ai vazhdon t’i trumbetojë këto shifra, me shpresën se do të gënjejë ata që kanë votuar për të. Zyra e shtypit e kryeministrisë njoftoi sot se gjatë një takimit me nje eurodeputet, Berisha e njohu atë me zhvillimet ekonomike të vendit, duke theksuar se programi i ndjekur nga qeveria shqiptare ka pasur si prioritet vendosjen e nivelit më të ulët të taksave në Europë, si dhe zvogëlimin e masës së shtetit.

Vizitat ‘shtetërore’ të blera me paratë tona

Postuar në 12 Shkurt, 2012 10:08

Në një shkrim të Bledar Hotit në Shqip, flitet mbi shpenzimet që janë bërë nga qeveria shqiptare për të “rregulluar imazhin e Shqipërisë”, të cilat praktikisht kanë synuar “protagonizmin e imazhin e kryeministrit”. Në shkrim flitet për mënyrën se si u sigurua pjesëmarrja e Berishës në mbylljen e sesionit ditor të NASDAQ-ut, ku ai “shtypi butonin e ziles që sinjalizon mbylljen e sesionit ditor të NASDAQ-ut dhe mori trofeun që simbolikisht u jepet personaliteteve botërore që bëjnë mbylljen ditore të bursës”.

Energjia, rrezikojmë të mbetemi në terr

Postuar në 12 Shkurt, 2012 07:57

Importi i energjisë elektrike pritet të bëhet më i vështirë për Shqipërinë duke filluar nga marsi. I ftohti që ka përfshirë të gjithë rajonin ka rritur konsumin duke bërë që qeveritë e Bullgarisë dhe Rumanisë të ndërpresin eksportin e energjisë elektrike me qëllim mbulimin e kërkesës së brendshme. Në vështirësi është edhe Serbia. Qeveria serbe i ka dhënë dje urdhër kompanisë shtetërore të energjetikës që të ruajë kapacitetet e transmetimit për plotësimin e kërkesës së brendshme.

Kristo Frashëri kujton Tiranën e tij; dhe shpjegon se si u bë kryeqytet

Postuar në 12 Shkurt, 2012 05:35

Historiani Kristo Frashëri flet (shkruan) për Tiranën, në të përditshmen Mapo, në këtë përvjetor të këtij qyteti si kryeqytet. Duhet të jetë një intervistë e tij që i është marrë me diktofon, dhe pastaj është zbardhur. “Unë nuk kam lindur në Tiranë, kam ardhur në Tiranë kur isha 7 vjeç, para 85 viteve, më 1927.  Në atë kohë, Tirana kishte vetëm puse, ujësjellës nuk kishte. Thoshin në atë kohë, pleq të thjeshtë tiranas që thoshin ‘Tironë’, që ‘po pive 40 kova ujë je bërë tiranas’.

S’i pengon shtetësia investitorët e huaj, por problemi me pronat dhe ca të tjerë

Postuar në 12 Shkurt, 2012 05:05

Vetëm dy ditë zgjati diskutimi në media mbi deklaratën e fundit të Kryeministrit, se do të merrnin automatikisht shtetësinë shqiptare të gjithë ata që investonin 100 mijë euro e sipër. Pati nga ata që e cilësuan si “mufkën” e radhës së Berishës, por nuk munguan komentet, se kjo është një lëvizje e dëshpëruar për të thithur para/investime në një kohë kur pas pak më shumë se një viti do të zhvillohen zgjedhjet elektorale, ndërsa arka e shtetit nuk gjendet në kushtet më të mira të mundshme.

Hetimet, na ka vjedhur CEZ-i. Pse, vetëm ai?

Postuar në 12 Shkurt, 2012 02:43

Shtypi dhe media vizive jane mbushur keto dite me lajme mbi nisjen e hetimeve nga Prokuroria ndaj kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike, CEZ Shpërndarja pas denoncimit të një qytetari , sipas të cilit, çekët mbifaturojnë abuzivisht qytatarët, madje vjedhin edhe shtetin.

Për aq kohë sa kjo çështje po hetohet, nuk na lejohet të bëjmë komente mbi faktin nëse CEZ është i fajshëm apo jo. Ndoshta për të bërë një vlerësim subjektiv vlen eksperienca e secilit gjatë këtyre dy viteve e ca, që kur CEZ ka marrë shpërndarjen.

Ambasadat në Tiranë duket se s’janë në një mendje me Berishën rreth Aleancës Kuqezi

Postuar në 11 Shkurt, 2012 15:38

Një ditë pasi Kreshnik Spahiu dha dorëheqjen nga KLD-ja, Aleanca Kuqezi, e drejtuar de facto prej tij, zhvilloi Aktivin e Qarkut të Tiranës në Teatrin e Operës dhe Baletit. Ky aktivitet, ndryshe nga aktivitetet e mëparshme të Aleancës Kuqezi, kishte të gjitha tiparet e një aktivi themelues të degës së një partie të re politike. Dhe ra në sy se në këtë aktivitet merrnin pjesë përfaqsues nga amabasadat më të rëndësishme në Tiranë, si ajo e SHBA-së, e Bashkimit Europian, e Britanisë së Madhe, e Gjermanisë, e Italisë, e Danimarkës, etj.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme