Vizitat ‘shtetërore’ të blera me paratë tona

Në një shkrim të Bledar Hotit në Shqip, flitet mbi shpenzimet që janë bërë nga qeveria shqiptare për të “rregulluar imazhin e Shqipërisë”, të cilat praktikisht kanë synuar “protagonizmin e imazhin e kryeministrit”. Në shkrim flitet për mënyrën se si u sigurua pjesëmarrja e Berishës në mbylljen e sesionit ditor të NASDAQ-ut, ku ai “shtypi butonin e ziles që sinjalizon mbylljen e sesionit ditor të NASDAQ-ut dhe mori trofeun që simbolikisht u jepet personaliteteve botërore që bëjnë mbylljen ditore të bursës”. Këtë sukses të Berishës e ka bërë të mundur firma e njohur Podesta Group, në këmbim të më shumë se 360 mijë dollarëve amerikanë.
Pagesa e pare (gazeta “Shqip” disponon dokumenta që e vërtetojnë këtë fakt) është bërë më datën 11 mars të vitit 2011. Shuma e derdhur që figuron është 180 mijë USD. Ndërsa pagesën e dytë, qeveria shqiptare e ka kryer më 26 shtator, pikërisht pesë ditë pasi Kryeministri mbylli zyrtarisht bursën e NASDAQ-ut, në SHBA. Kësti i dytë i pagesës së kryer është po 180 mijë dollarë amerikanë. Po përveç këtyre tarifave, mësohet se qeveria shqiptare ka kryer dhe pagesa shtesë po në këto dy data, pra më 11 mars dhe në 26 shtator, të titulluar në zërin e rimbursimeve, përkatësisht me 5,813.46 USD dhe 6,919;64 USD. Këto shpenzime prej rreth 13 mijë USD janë veçmas dhe përbëjnë pagesën e Podesta-s për punën e kryer prej saj.
Re.Pu.
Comments
Si duket qeveria shqiptare ka
<p>Si duket qeveria shqiptare ka ikur nga fiqiri dhe populli i shrekte ,ne,vazhdon duke vuajtur.Por e keqja e madhe eshte se disa" intelektuale te mire arsimuar " (qe jane pa numer)dalin dhe mbrojne kete dreq qeverie qe eshte duke luajtur bixhoz me taksat tona!!!Dhe jo vetem kaq....</p><p>Eshte per te ardhur keq ,dhe te gjithe ne jemi te pamundur per te bere dicka,sidomos ne kete periudhe, perballe ketyre injoranteve qe pasurohen dhe nuk e vrasin mendjen se dikush mund ti hetoj! Ka ardhur koha qe prokuria te futi ndonjerin nga keta mbrapa hekurave,keshtu qe te tjeter te vene ndopak mend..........</p><p>Ne te kundert edhe per nje vit tjeter taksat tona nje zot e di se ku mund te perfundojne....</p>
Per fat te mire Perendimi i
<p>Per fat te mire Perendimi i ka mbyllur porten Berishes, pasi po te ishte per pjesen shqiptare (institucione, opozite, media,etj) ai mund te shtypte butona zilesh dhe t'i binte gongut cdo dite pa problem.</p>
Add new comment