Arkiv-Lajme

Ç’duan shqiptarët në protestat e Athinës?!

Postuar në 14 Shkurt, 2012 11:56

Mediat greke raportojnë për dhjetëra të arrestuar gjatë dy ditëve të fundit pas protestave të dhunshme të së dielës në Greqi. Mësohet se janë arrestuar 79 persona dhe midis tyre janë edhe 9 shqiptarë. Nisur nga përmasat e demonstratës, nga e cila u dëmtuan 29 banka si edhe dhjetëra njësi të tjera tregtare, intrigues është fakti se çfarë i ka shtyrë shqiptarët që të shkojnë të protestojnë bashkë më grekët për Greqinë?

Çfarë po ndodh në zonat e izoluara?

Postuar në 14 Shkurt, 2012 10:52

Informacioni lidhur me atë që ndodh në zonat e izoluara vjen falë telefonave celularë. Zonat që kanë energji mund të ndihen me fat, pasi mund të karikojnë celularët e mund të mbajnë kontaktet me “ne të këtejshmit”. Ndërsa aty ku nuk ka as energji, komunikimi është krejt i pamundur. Top-channel-it i mungojnë pamje filmike nga këto zona të izoluara, por këto pamje i ka zëvendësuar me copa bisedash në telefon:

“Me mijëra thirrje për ndihmë vijne çdo ditë nga zonat e bllokuara nga dëbora. Njerëzit atje thonë se shtëpitë po shkatërrohen dhe çatitë po i zenë brenda.

Dy ish-ministra rumunë dënohen me burg për korrupsion

Postuar në 14 Shkurt, 2012 09:28

Associated Press njofton se një gjykatë në Bukuresht dënoi sot me 3 vjet burg për korrupsion dy ish ministra të bujqësisë, Decebal Traian Remes dhe Ioan Muresan. Ky i fundit, i kishte dhënë pasardhësit të tij Remes një mitë prej  15,800 eurosh, që të favorizonte biznesmenin Gheorghe Ciorba. Dënimi id y ish-ministrave vjen një muaj pas atij të ish-kryeministrit Adrian Nastase me 2 vjet burg, për grumbullim të paligjshëm fondesh për fushatën presidenciale.

Kodi Penal, dhjetëfishohet dënimi për dhunën në familje

Postuar në 14 Shkurt, 2012 09:16

 

Komisioni i Ligjeve miratoi dje një serë ndryshimesh në Kodin Penal të vendit, të cilat fillojnë nga cilësimi si akt terrorist i ndërprerjeve të ujit të pijshëm dhe energjisë elektrike (kujtojmë shkatërrimet e vazhdueshme të shtyllave të tensionit të lartë) e deri tek dekriminalizimi i shpifjes. Ky i fundit prej më së shumti punën e përditshme të gazetarëve, të cilët në çdo rast do të përballen me padi civile në rastet kur vërtetohet se një lajm nuk bazohet mbi fakte.

 

“Scoop” me terrorizmin dhe aktivitetin rutinë të një institucioni

Postuar në 14 Shkurt, 2012 06:34

Në shtypin e përditshëm spikaste sot lajmi për një urdhër që iu ka shkuar agjencive të transfertave të parave për “të pasur kujdes me transfertat” që bëheshin drejt apo nga disa vende të caktuara. Në listë spikasnin Irani, Korea e Veriut, Siria, por çuditërisht edhe Turqia. Agjencitë duhej t'i raportonin Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave në çdo rast të tillë.

Republika e Kosovës, apo Kosova? Kjo është çështja

Postuar në 14 Shkurt, 2012 04:59

Kosova do të quhet “Republic of Kosovo”, apo thjesht “Kosovo” në veprimtari e nisma rajonale? Ky është debati i ditës, në të cilin është përfshirë Prishtina zyrtare, mediat lokale  dhe diplomatët perëndimorë. Përpjekjet e Robert Cooper-it (“lehtësuesi” evropian i dialogut Prishtinë – Beograd, e quajnë gazetat në Kosovë), për të gjetur një formulë kompromisi, apo për të rënë dakord me njërën nga variantet e fillimit, do të vazhdojnë edhe sot në Prishtinë.

François Hollande francezëve: Keni nevojë për një president normal? Më keni mua

Postuar në 14 Shkurt, 2012 04:39

Socialisti François Hollande – kështu thonë sondazhet – është shumë përpara Sarkozy-së. Sikur të votohej sot, Hollande do të kish një avantazh mbi 10 përqind të votave. E gjasat janë që ky avantazh të mbajë deri në fund. Francezët duken të vendosur të ndëshkojnë atë që ka qenë në fokus të refeltorëve të medias më shumë për histori rozë, për gossip, për divorcin e për lidhjen me Carla Brunin, se sa për bëmat presidenciale. Prandaj premtimi kryesor i kandidatit Hollande është shumë i thjeshtë. “Unë do të jem një President normal”, thotë ai në thelb.

Vendi i izoluar, dhe qeveria që përpiqet ta përballojë situatën me propagandë

Postuar në 14 Shkurt, 2012 03:37

Pikërisht dje, kur kryeministri çaprashiste për qoka (vizita në Azerbaixhan dhe përgatitja për harbimin me rastin e 100 vjetorit të themelimit të shtetit), ka qenë dita më e vështirë për shqiptarët e izoluar prej motit, prej temperaturave të ulta e prej borës. Të përditshmet sot flasin për viktima. Një nënë ka humbur foshnjën në Dibër.

Tiranë-Elbasan hapet në pranverë 2013...fiks për zgjedhje

Postuar në 14 Shkurt, 2012 01:59

Makinat e para në autostradën Tiranë-Elbasan pritet të kalojnë në pranverën e vitit të ardhshëm. Deklarata u bë nga ministri i Transporteve, Sokol Olldashi dje, gjatë nënshkrimit të kontratës për fillimin e punimeve në segmentin Sauk-Tuneli i Kërrabës.

Punimet në këtë segment me gjatësi 27 kilometra pritet të fillojnë më datë 15 shkurt. Punimet në tunelin e Kërrabës ndërkohë kanë arritur në gjysmën e tyre. Parashikimi i Olldashit bazohet sidomos në ecurinë e punimeve në tunel, pasi përbën pjesën më delikate.

Athinës i vihet zjarri, por askush nuk flet për viktima

Postuar në 13 Shkurt, 2012 13:56

Kryebashkiaku i Athinës, Jorgos Kaminis, ka komentuar kaosin në kryeqytet, dhe ka bërë me dije se një numër protestuesish kanë tentuar të hyjnë me dhunë në Bashki. “Duan të destabilizojnë vendin”, ka thënë ai. Në fakt, përleshjet mes protestuesve e policisë kanë qenë shumë të dhunshme. Kudo, edhe në qytete të tjerë, ka pasur vandalizma, si pasojë e të cilave janë dëmtuar lokale privatë e ndërtesa historike të qytetit. Ndeshje ka pasur dhe përpara parlamentit, ku ishin grumbulluar mijra vetë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme