“Scoop” me terrorizmin dhe aktivitetin rutinë të një institucioni

Postuar në 14 Shkurt, 2012 06:34

Në shtypin e përditshëm spikaste sot lajmi për një urdhër që iu ka shkuar agjencive të transfertave të parave për “të pasur kujdes me transfertat” që bëheshin drejt apo nga disa vende të caktuara. Në listë spikasnin Irani, Korea e Veriut, Siria, por çuditërisht edhe Turqia. Agjencitë duhej t'i raportonin Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave në çdo rast të tillë.

Përtej scoop-it, në këtë urdhër nuk ka asgjë të pazakontë, pasi DPPP-ja ka në përditshmërinë (rutinë) e saj marrjen e masave për ndalimin e transaksioneve të dyshimta, të cilat mund të përdoren nga grupe të caktuara për të transferuar fonde me qëllime ta mbrapshta. Bankat përballen vazhdimisht me urdhra ne kërkesa të ngjashme. Këto raportime quhen në gjuhen teknike RAD (Raportimi i Aktivitetit të Dyshimtë) dhe RTV (Raportim i Transfertave Valutore).

Në vitin 2010 (raporti më i fundit i publikuar) janë raportuar gjithsej 211 RAD dhe rreth 1.6 milionë RTV, pjesa më e madhe nga bankat dhe agjencitë e transfertave. Vetëm kjo shifër tregon se kemi të bëjmë me një aktivitet rutinë.

Krimi dhe terrorizmi gjithashtu, janë duke ecur me të njëjtën hapa në zhvillimet teknologjike si edhe autoritetet që bëjnë vrojtimet, duke kërkuar rrugë të reja për transfertat përtej atyre bankare.

S.E

Comments

Submitted by Detari (not verified) on

<p>Kush e njeh si fusnkionon drejtoria e di qe eshte pune e perditshme</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.