Arkiv-Lajme

Paga variabile për mjekët dhe infermierët, por spitaleve u mungojnë ilaçet

Postuar në 17 Shkurt, 2012 08:25

Struktura e pagave të infermierëve dhe mjekëve në spitalet e vendit pritet të ndryshojë. ISKSH vjen me një propozim të ri në lidhje me funksionimin e spitaleve. Shtypi sot i referohet një deklarate të bërë dje nga drejtoresha Elvana Hana, e cila thekson se: “Duhet të kalohet nga mënyra e pagesës me buxhet fiks historik, në pagesë për performancë, që do të thotë pagesë për numrin e pacientëve, ditë-qëndrimin në spital dhe cilësinë e shërbimit që ofrohet”. Ajo citohet gjithashtu të ketë thënë: Është vënë re se shfrytëzimi i shtratit, është në nivel të ulët.

Sarkozy e Cameron nuk janë ftohur me sho-shoqin; shtrëngojnë duart fort; në Elysee

Postuar në 17 Shkurt, 2012 07:15

S’ka kaluar shumë kohë nga momenti kur Presidenti francez Nikolas Sarkozy ia la dorën ngrehur kryeministrit britanik David Cameron në një summit të BE-së, në të cilin ky i fundit nuk u mendua gjatë përballë dilemës për të mbrojtur interesin nacional/komunitar; mbrojti interesin nacional, më saktë qendrën financiare the City të Londrës. Atë ditë u qortua vendimi i Cameronit, dhe u përqesh gjesti tekanjoz i Sarkozy-së, që s’para ndodh të verifikohet në takime të tilla.

Standardi gjerman i dorëheqjes

Postuar në 17 Shkurt, 2012 06:32

Presidenti gjerman, Christian Wulff, 52 vjeç, ka dhënë dorëheqjen. Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë ai nga rezidenca presidenciale, kështjella Bellevue e Berlinit: tërhiqem; kam gabuar, por nuk kam pasur ansjëherë qëllim të keq; Gjermanisë i duhet një president që të gëzojë besimin e të gjithëve, gjë që në këto rrethana unë nuk e ofroj; prandaj, unë po hap rrugën”. 

Pergamena e Pavarësisë

Postuar në 17 Shkurt, 2012 05:03

Fare pak njerëz në botë mund të kenë fatin e Shyqyri Nimanit. Më 16 shkurt të vitit 2008 në ora 21:30 në shtëpinë e tij bie telefoni. Atë e marrin nga zyra e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi. Profesorit të dizajnit i duhet ta bëjë një punë që pak veta e dijnë me siguri. Përveç kësaj, ai duhet ta mbajë në fshehtësi të madhe, dhe për këtë i duhet të punojë në zyrën e kryeministrit.  

Socialistët kanë rastin të bëjnë një garë të fortë për kreun e PS-së së Tiranës

Postuar në 17 Shkurt, 2012 04:45

Ka disa ditë që shtypi po flet për garën mes socialistëve për të marrë kreun e PS-në në Tiranë, dhe ka përcjellë mesazhin se kandidati kryesor është kryetari i komanduar Saimir Tahiri, deputet. Mirëpo tok me Tahirin janë përmendur dhe emra të tjerë të rëndësishëm, si Ilir Gjoni, Ilir Zela, Alfred Dalipi, Andis Harasani, Erjon Braçe. Këta të fundit nuk është se kanë shpallur që do jenë pjesë e garës, por as nuk i kanë përgënjeshtruar lajmet që dalin nga gazeta-leaks-at, ku përmenden emrat e tyre. Disa syresh kanë shprehur dhe objeksione lidhur me garën, apo me ndonjë kandidat.

Pakënaqësia e të përndjekurve ndaj pushtetit ‘derdhet’ mbi Rusmalin

Postuar në 17 Shkurt, 2012 04:04

Disa të përditshme e kishin shpjeguar sot agresionin ndaj deputetit Ilir Rusmali me një dhunë të paralajmëruar. Shekulli citonte një të përndjekur, Bedri Blloshmin, të ketë thënë dy vjet më parë se “me ligjin e ri dhe të turpshëm që nxori Ilir Rusmali, na zbritet vlera e letrave me vlerë dhe vlera e shtëpisë. Ndërkohë që ende nuk është shfuqizuar ligji i mëparshëm, ai që na i ka dhënë shtëpitë falas, unë ndërkohë jam duke paguar shtëpinë, që dikur ma dhanë falas”.

Bugajski versus Rama: Demokracia shqiptare e dështuar, e rastësishme, .... jo funksionale

Postuar në 17 Shkurt, 2012 02:40

Në intervistën e Ramës me Bugajskin, ky i fundit bëri një pyetje të gjatë, brenda së cilës gjenden do pohime: “Siç i pamë ngjarjet tragjike vitin e kaluar… Ideja që Shqipëria nuk është një vend plotësisht demokratik, apo që është një demokraci e rastësishme, dhe ka shumë mundësi të jetë një demokraci e dështuar… Si do përgjigjeshit ndaj këtyre konstatimeve?” (marrë nga Tema online).

Një gazetar grek, Nikos Chrysoloras, tregon se çfarë humbet BE-ja pa Greqinë

Postuar në 16 Shkurt, 2012 14:20

Çfarë humbet BE-ja nëse e lë Greqinë të ikë. Një përgjigje për këtë të fundit e ka opinionisti grek Nikos Chrysoloras, që shkruan për të përditshmen Kathimerini. Së pari, thotë gazetari grek, po ra Greqia, do të bjerë dhe Qiproja, ekonomia e së cilës është e lidhur ngushtë me atë greke. Dhe këto të dyja, Greqia e Qiproja, janë dy outpost-e në Mesdheun Lindor, që nuk kanë humbur asgjë prej rëndësisë në ‘fushën ndërkombëtare të shahut’. Së dyti, Greqia është pengesa e parë për emigracionin ilegal që vjen nga Azia.

Pa energji për shkak të defekteve, pavarësisht miliardave të investuara

Postuar në 16 Shkurt, 2012 12:56

Operatori i Sistemit të Transmetimit bëri lajmërimin e radhës sot për shkëputje të detyruara të energjisë elektrike për shkak “të një defekti të rëndë” në nënstacionin 220 kv në Tiranë. Për pasojë, pa energji elektrike janë aktualisht (sipas njoftimit) pjesa më e madhe e fshatrave të Tiranës si edhe zona të caktuara brenda qytetit. Energjia mungon në Tufinë, Kashar, Selitë, Paskuqan, Bathore, Shinat e Trenit, Unazë e re, Bërxull, zona e autostradës, si edhe fshatra të tjerë të Tiranës.

Veriu prish festën e pavarësisë

Postuar në 16 Shkurt, 2012 12:12

Kosova të premten feston ditëlindjen e saj të katërt si shtet sovran dhe i pavarur, ndërsa shumë probleme të trashëguara më herët vazhdojnë ta përcjellin atë edhe në vitin e pestë. Dy ditë para se të kremtohet “ditëlindja”, përfaqësuesit e institucioneve të vendit, analistë dhe qytetarë të Kosovës, më shumë e shohin “gotën e zbrazët sesa të mbushur”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme