Paga variabile për mjekët dhe infermierët, por spitaleve u mungojnë ilaçet

Postuar në 17 Shkurt, 2012 08:25

Struktura e pagave të infermierëve dhe mjekëve në spitalet e vendit pritet të ndryshojë. ISKSH vjen me një propozim të ri në lidhje me funksionimin e spitaleve. Shtypi sot i referohet një deklarate të bërë dje nga drejtoresha Elvana Hana, e cila thekson se: “Duhet të kalohet nga mënyra e pagesës me buxhet fiks historik, në pagesë për performancë, që do të thotë pagesë për numrin e pacientëve, ditë-qëndrimin në spital dhe cilësinë e shërbimit që ofrohet”. Ajo citohet gjithashtu të ketë thënë: Është vënë re se shfrytëzimi i shtratit, është në nivel të ulët. Kështu, metoda e financimit aktual nuk i stimulon spitalet që të jenë të interesuara në ofrimin e shërbimeve efecentë dhe produktive, prandaj ka ardhur koha që ajo të ndryshojë”.

E përkthyer ndryshe, nisma që pritet të ndërmarrë ISKSH-ja, parashikon që pagesat e mjekëve dhe infermierëve të jenë të ndryshueshme dhe jo fikse siç janë tani. Do të paguhen më shumë ata që kanë një numër të madh të shtruarish dhe më pak ata “që nuk kanë punë fare”.

Ky është një ndryshim thelbësor në shërbimin shëndetësor të vendit, megjithatë më shumë se “me hallin” se si do të paguhet stafi, spitalet po përballen me mungesa të theksuara ilaçesh apo pajisjesh të tjera, të cilat nuk mundësojnë shërbimin e nevojshëm ndaj pacientëve. Këta të fundit detyrohen herë pas herë që të shkojnë t’i blejnë me paratë e tyre edhe medikamente nga më bazikët, siç janë serumet ose më keq akoma, aget, shiringat, pambukun, etj. Të gjitha këto mungesa vijnë për shkak të keq administrimit dhe metodave korruptive drejtuese, siç pasqyrohet në raportin më të fundit të KLSH-së pas një kontrolli të ushtruar në Qendrën Spitalore Universitare “Nenë Tereza” në Tiranë. 

S.E.

Comments

Submitted by Daja (not verified) on

<p>Krejtesisht gabim. Tani do te filloje loja e spitaleve me pacientet, qe ti detyrojne ata sa me gjate te mbajne shtratin, vetem e vetem qe te quhet spitali i mbushur.</p><p>O shqiptar! Merrni more nje model europian te gatshem dhe zbatojeni pike per pike ose ikni prej asaj pune!</p><p>Na shkoi e gjithe jeta me eksperimentime.</p>

Submitted by alidemsi (not verified) on

<p>Epo kjo pike e zeze, kur po na behet edhe semundjet me norme...kesaj i thone qe mjeket ne vend qe te kene si kriter shendetin e njeriut qe te marrin rrogen, duhet me patjeter te kene si kriter semundjen e njeriut qe te paguhen,ose sa me te semure njerezia aq me shume para per mjeket, ose me shqeto akoma, nje mjek qe te marre rrogen duhet patjeter qe te semure njerezit se ndryshe do te mbetet pa buke....hahahahahah, shume mizore kjo menyre pagese....</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.