Sarkozy e Cameron nuk janë ftohur me sho-shoqin; shtrëngojnë duart fort; në Elysee

Postuar në 17 Shkurt, 2012 07:15

S’ka kaluar shumë kohë nga momenti kur Presidenti francez Nikolas Sarkozy ia la dorën ngrehur kryeministrit britanik David Cameron në një summit të BE-së, në të cilin ky i fundit nuk u mendua gjatë përballë dilemës për të mbrojtur interesin nacional/komunitar; mbrojti interesin nacional, më saktë qendrën financiare the City të Londrës. Atë ditë u qortua vendimi i Cameronit, dhe u përqesh gjesti tekanjoz i Sarkozy-së, që s’para ndodh të verifikohet në takime të tilla.

Por ajo histori është harruar. Doni një provë? Cameron i ka bujtur në shtëpi Sarkozy-së; ka qenë në pallatin presidencial Elysee, dhe takimi mes të dyve ka qenë shumë i përzemërt. Dhe i mbushur me çështje për diskutim (që nga energjia nukleare e deri në problemin sirian). Por kryetemë, të paktën në konferencën për shtypin, ka qenë edhe fushata presidenciale në Francë. Cameron, i pyetur nëse do të t’i bashkohet Merkelit në takimet elektorale të Sarkozy-së, u shpreh se “jo, s’është një gjë që ka lidhje me mua; ka lidhje me francezët; e pastaj s’do isha i sigurtë nëse efekti do ishte pozitiv”. Këtë të fundit e kanë menduar shumë vetë, teksa janë përpjekur të matin efektin elektoral të ‘furacakes’ Merkel në garën presidenciale franceze.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Astrit (not verified) on

<p>Kam frike se artikullshkruesi nuk e ka kuptuar thelle kete teme dhe mua me duket se ka bere dy gabime. E para fakti qe dy shtetare buzeqeshin para kamerave dhe shtrengojne duart si miq te vjeter nuk eshte shenje miqesie por diplomacie (vetem harbutet shqiptare bejne skena me dhembe shtrenguar apo shikime te perhumbura ne anen e kundert ne raste te tilla). Se dyti reagimi Britanik nuk eshte thjesht shenje e mbrojtjes se interesave te saja kombetare te lidhura me industrine bankare (City of London) ne dem te interesave te perbashketa komunitare. Ka dy qasje konceptualisht te ndryshme qe i kundervihen njera-tjetres vazhdimisht ne politkat e BE: njera eshte me sociale dhe qe tipikisht perfaqesohet nga Franca me Gjermanine dhe e dyta me libertariane qe dikur mbrohej me force ne Britania por me se fundi edhe nga anetaret e rinj te BE si Suedia, Finlanda dhe&nbsp; Republika Ceke. Keta te fundit jo se nuk duan unionin por duan nje union me te decentralizuar dhe me me pak nderhyrje qendrore ne aktivitetin e tregut. Keshtu shpjegohet fakti qe keto vende jane shpesh ne nje ane te barrikades ne debate te rendesishme, pergjithesisht kane patur rezerva ndaj hyrjes ne Euro etj etj.</p><p>Por ne fund te fundit palet komunikojne - edhe njehere ko eshte normale dhe praktika shqiptare eshte harbuteri injorantesh sa here qe palet nuk denjojne ti pergjigjen njera-tjetres vec me batuta &quot;shakarash me kripe&quot;.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.