Veriu prish festën e pavarësisë

Kosova të premten feston ditëlindjen e saj të katërt si shtet sovran dhe i pavarur, ndërsa shumë probleme të trashëguara më herët vazhdojnë ta përcjellin atë edhe në vitin e pestë. Dy ditë para se të kremtohet “ditëlindja”, përfaqësuesit e institucioneve të vendit, analistë dhe qytetarë të Kosovës, më shumë e shohin “gotën e zbrazët sesa të mbushur”.
Sipas tyre, për katër vjet si shtet, Kosova nuk ka shënuar ndonjë përparim të kënaqshëm, ndërsa çështja e veriut, siç thuhet, i ka vënë kapak “dështimeve” katërvjeçare. Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) në favor të pavarësisë së vendit, nxjerrja e shumë ligjeve properëndimore, njohja e disa shteteve, dhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore, shihen si disa nga zhvillimet që kanë përshkuar periudhën katërvjeçare.
“Dëshiroj të përgëzoj të gjithë qytetarët e Kosovës në këtë ditë të përvjetori të katërt të pavarësisë, kur shënohet dhe fillimi i procesit të përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur, andaj edhe është viti i suksesit të shtetit të Kosovës”, ka thënë Thaçi.
Deputetët opozitarë shprehen të shqetësuar për të ardhmen, periudhë kjo gjatë së cilës, siç thonë ata, Kosova rrezikon të futet dhe më thellë në kriza të reja politike dhe ekonomike...
Marrë nga Zëri
Add new comment