Arkiv-Lajme

Komplot për të vrarë Papën Benedikti XVI?

Postuar në 20 Shkurt, 2012 01:53

Ka ca ditë që në një gazetë italiane, Il Fatto Quotidiano, flitet për një komplot që është ujdisur për të vrarë Papa Benediktin XVI brenda nëntorit të vitit 2012. Shkaku? Ka shumë kardinalë që Papën nuk e duan. Flitet për një urrejtje që ekziston mes Papa Ratzinger-it dhe Sekretarit të shtetit të Vatikanit, kardinalit Tarcisio Bertone (janë të dy në foton që shoqëron këtë shënim); në themel të kësaj marrëdhënieje të vështirë, më saktë të pamundur, është një mospajtim ‘ideologjik’: Bertone është me idenë se Papa është i fokusuar veç tek liturgjia, e nuk merret me qeverisjen e Kishës.

Duket se gjermanët kanë rënë dakord lidhur me Presidentin e ri: Do të jetë Joachim Gauck

Postuar në 19 Shkurt, 2012 15:12

E përditshmja gjermane Bild (më e lexuara në Europë) ka bërë një sondazh lidhur me kandidaturat presidenciale pas dorëheqjes së Christian Wulff-it, dhe 54 në 100 vetë duan që president të jetë Joachim Gauck, një gjermano-lindor (ashtu si dhe kancelarja Merkel), ish-pastor protestant dhe disident në kohët e regjimit komunist.

“Ka riardhur në modë” hedhja në erë e shtyllave të tensionit të lartë

Postuar në 19 Shkurt, 2012 12:43

Lajmet lidhur me hedhjen në erë të shtyllave të tensionit të lartë kanë qenë të zakonshme këtej nga anët tona. Por kish ca kohë që ngjarje të tilla ishin harruar, derisa ..... në zonën Shkodër-Lezhë, këto ditë, është kapur një grup i tërë që është marrë me këtë lloj ‘biznesi’. Sipas Mapos, janë nëntë vetë, të gjithë të moshës 20-25 vjeç, që janë përfshirë në këtë histori. Për katër prej tyre është marrë masa e arrestit me burg, në pritje të gjykimit.

Alibeaj versus Spahiu, ose vulgarizimi total i politikës

Postuar në 19 Shkurt, 2012 10:27

Deputeti Enkelejd Alibeaj ka dhënë një intervistë për Shqipin, dhe në të merret me ish-kryetarin e KLD-së, i cili ka shpallur nga Amerika se Aleanca Kuqezi do të marrë pjesë në garën elektorale të radhës. Alibeaj, që është dhe kryetari i një komisioni parlamentar për të hetuar aktivitetin e Spahiut si zv.kryetar i KLD-së, synon ta minimizojë rolin dhe avenirin e Spahiut në politikë, dhe nuk i shkon mendja se, ai dhe të tjerët si ai, duke u marrë gjatë me të nuk bëjnë gjë tjetër, veçse e faktorizojnë. Sidomos kur nuk gjejnë gjë tjetër për të thënë, veç broçkullave.

Adriano Celentano në Sanremo: Standing Ovation për këngët, fishkëllima për monologjet

Postuar në 19 Shkurt, 2012 07:37

U mbyll festivali i Sanremos, e tok me të edhe tollovia që rrethoi praninë e Adriano Celentanos si i ftuar special. Ky i fundit, sipas kontratës me RAI-n, mund të ngjitej në skenë në të pesë netët, por mbas bujës së provokuar pas natës së parë (shih linkun: http://www.respublica.al/artikuj/2012/2/16/celentano-beri-ne-sanremo-cfare-pritej-te-bente-provokoi-dhe-ndolli-vemendje), zgjodhi të merrte pjesë vetëm në natën e fundit, dmth dje.

Policët më në fund ‘paskan vendosur’ të zbatojnë ligjet e Republikës!!!!

Postuar në 19 Shkurt, 2012 06:40

Ju ftojmë ta lexoni me vërejtje këtë lajm, që shumëkujt mund t’i duket normal, por që në fakt është shumë i çuditshëm (marrë nga Panorama online): “Prej mëngjesit të djeshëm, në kryeqytet, është vënë në zbatim një plan i posaçëm masash që ka për qëllim verifikimin e automjeteve që përdoren nga punonjësit e Policisë, kryesisht ato që janë me targa të huaja.

Çfarë na duhet të paguajmë për të shërbyer borxhin e jashtëm?

Postuar në 19 Shkurt, 2012 01:51

Në një lajm të Top-channel-it thuhej se borxhi i jashtëm i Shqipërisë kapi shifrën 2 miliardë në shtator të vitit 2011. Ka dhe do lajme të tjera brenda lajmit. Lajmi nr. 1: më shumë se gjysma e këtij borxhi është marrë pas vitit 2007, sidomos në dyvjeçarin 2008-2009; Lajmi nr. 2: borxhet e fundit janë kryesisht kredi tregtare, me interesa tregu dhe afat shlyerjeje më të ulët; Lajmi nr.

Mea culpa: Saktësim i lajmit mbi veprimtaritë e qeverisë së Kosovës në Tiranë

Postuar në 18 Shkurt, 2012 17:36

Ju kërkoj ndjesë për pasaktësitë në lajmin me titull “Shtypi i Tiranës: Thaçi-Berisha s’fton Topin e Ramën; Ambasada e Kosovës: Kanë patur ftesë që të dy” të nënshkruar nga autori i këtij shënimi (M.N.).

Emergjenca: Rama e Berisha polemizojnë në distancë

Postuar në 18 Shkurt, 2012 14:09

Në një shkrim të tijin që publikohet nesër në të përditshmet shqiptare, Edi Rama, pasi pickon kryeministrin, për të cilin thotë se “nuk kuptohet nëse tallet me popullin e me detyrën apo vërtet ka probleme të funksionimit të aparatit logjik kur flet me orë të tëra budallallëqe turpëruese”, përpiqet ta përfytyron lojën me porta të këmbyera, dhe thotë se “nesër ne vërtet nuk do të kemi një qeveri që të mund të shmangë përmbytje apo të ndalojë dëborën të bjerë, por ama do të kemi një qeveri që [do të reagojë] pa ia hedhur fajin Zotit, … pa i quajtur njerëzit në hall që ankohen as provokatorë as

Diplomatë perëndimorë: Një nacionalizëm i mundshëm i Aleancës Kuqezi, shqetësues

Postuar në 18 Shkurt, 2012 12:06

Në një intervistë dhënë revistës Java, ambasadori holandez në Tiranë thotë se lindja e Aleancës Kuqezi shënon daljen në pah të një nacionalizmi të ri shqiptar dhe duhet parë nëse ky nacionalizëm do të shndërrohet në një nacionalizëm të nxehtë/pasionant, të llojit që ka shkaktuar trazira në Ballkan. Nga ana tjetër, në intervistë, ambasadori holandez thekson se Aleanca Kuqezi duket se po tërheq shumë të rinj urbanë e të miredukuar, që nuk ndjekin më PD-në, LSI-në apo PS-në.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme