Mea culpa: Saktësim i lajmit mbi veprimtaritë e qeverisë së Kosovës në Tiranë

Postuar në 18 Shkurt, 2012 17:36

Ju kërkoj ndjesë për pasaktësitë në lajmin me titull “Shtypi i Tiranës: Thaçi-Berisha s’fton Topin e Ramën; Ambasada e Kosovës: Kanë patur ftesë që të dy” të nënshkruar nga autori i këtij shënimi (M.N.). E bashkë me ndjesën, përfitoj nga rasti për të bërë saktësimet e duhura në këtë shënim të ri. Në shumë të përditshme të djeshmet ishte shkruar me të madhe se Presidenti Topi e kryesocialisti Rama nuk ishin ftuar në veprimtarinë e përurimit të ambasadës së re të Republikës së Kosovës në Tiranë; thuhej se ata ishin ftuar vetëm në pritjen e organizuar në Rogner nga autoritetet e Prishtinës me rastin e katër vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Në këtë të fundit kish marrë pjesë Rama, por jo Topi. Presidenti kish nxjerrë justifikimin se ish duke vuajtur një gjendje virale, por të përditshmet linin të kuptohej se ish ndjerë i fyer nga fakti që nuk ish ftuar në përurimin e ambasadës.Pas kësaj buje mediatike, erdhi reagimi i Ambasadës së Kosovës, që na bënte me dijë se “edhe Topi, edhe Rama, ishin ftuar në të dy veprimtaritë në fjalë”. Në këto rrethana më pëlqen të bëj të njëjtën mbyllje që kisha bërë në shënimin e parë:“Dhe kështu i bie që shtypi i Tiranës ka bërë lojën e tjetërkujt. Kush e ka shpërndarë këtë lajm? Cili është burimi? Është momenti që redaksitë të vënë në dyshim ca burime të tyret. Apo duhet vënë në dyshim pretendimi i Ambasadës së Kosovës? Në orët në vijim do të sqarohet dhe kjo punë.”M.N.

Comments

Submitted by Artemis (not verified) on

Pergezime respublices per korrigjimin apo verejtje per nje gafe tejet te rende?!

Pavaresia e strukturave paralele serbe dhe jo e Shqiptareve te diskriminuar historikisht e tash me shume se kurre me pare(duke konsideruar mashtrimin e peshtire dhe bajate se Shqiptaret e Kosoves jane te pavarur)-(oh  vertet,po Shqiptaret e Shqiperise?).,pra sherbyesi i vetedeklaruar i Titos (Pacolli) mbetjet 'Rugoviane'(ka debat mbi termin ekzakt rugoviane apo Miloseviciane) dhe Sali Fazllic Berisha(nipi i kreut te udb-se gjate regjimit te miloshevicit eshte shpallur publikisht nga Kryeministri Shqiptaro-malazezo-serb Berisha si mik familje(!!!)) pozuan se bashku ne ambasaden e 'Kosoves' vendosur rastesisht ekzaktesisht midis ambasades serbe e asaj ruse!!!

Pergjegjesia e respublices?! Ne vend qe te kujdeset per kortezite me rregjimin duhej minimalisht nje minimum kortezie karshi familjes Jashari fillimisht e madej te gjithe Shqiptareve te roberuar nga rregjimi Fazllico Berishist.

Submitted by Olti (not verified) on

Do cohet Ibrahim Rugova nga varri e do pyesi : nga qindra rruge qe ka Tirana, Pse MA perzini ate paqe duke poshteruar 84 viktima qe u vrane pa qene komunista, e i denoni me harrese? Kush po ju shtyn te vini Shqiptaret Kunder njeri tjetrit Ne emerin tim? Ndryshimi i emerit te Rruges 4 Shkurti ne Ibrahim Rugova eshte tjeter akt antikombetar qe perpiqet te nxjerr fantazmat e te kaluares dhe te fryje demonet e te tashmes!

Submitted by zeneli (not verified) on

Nuk calon gomari nga veshet , thot Populli.

Ishte a nuk ishte Topi me Ramen pak rendesi ka.

Te shohim se a do bej ndoj pun kjo ambasada apo  kafe rogner e sheraton e tralala , sic bejne te gjithe ne tiran.

Kryeministri ka qen e ka thene:

Një ditë krenarie dhe mirënjohjeje

Sali BERISHA

Sot, për çdo shqiptar është një ditë e madhe mirënjohjeje, është ditë në të cilën ne shqiptarët përkulemi me nderimin më të madh, ndaj atyre qindra dhe mijërave burrave dhe grave, që për një shekull flijuan jetën, rininë e tyre, për liri dhe dinjitet kombëtar, për Kosovën e lirë.
Sot, është një ditë mirënjohjeje e madhe ndaj miqve tanë, në SHBA dhe në Europë, të cilët në një moment kritik për shqiptarët e Kosovës, angazhuan në kuadrin e Aleancës së Atlantikut të Veriut, fuqinë e tyre ajrore për të mbrojtur liritë, të drejtat e shqiptarëve, për t'i mbrojtur ata nga operacionet më makabre të kohës, që synonin shfarosjen e tyre.
Sot, është një ditë e madhe mirënjohjeje për të gjithë shqiptarët, të cilët ditën që në momente kritike të reagojnë si kombi i vetëm. Sot, është një ditë krenarie për çdo shqiptar, sepse kjo shënon fundin e një sage të papërshkruar, vuajtjesh, padrejtësish dhe sakrificash.
17 shkurti i vitit 2008, shënon fundin e përpjekjeve të shqiptarëve për mbijetesë dhe ekzistencë dhe fillimin e një epoke, në të cilën ata, njëlloj si kombet e tjera të lira vendosin të ndërtojnë të ardhmen e tyre. Ja sepse kjo ditë, është një nga ditët më të çmuara për shqiptarët në Kosovë, në Shqipëri dhe kudo që ndodhen.
Kjo ditë bëri të mundur, që shqiptarët të nisin projektet e tyre të reja për integrimin në NATO, integrimin në Bashkimin Europian, bëri të mundur që ky komb, të nisë një kapitull të ri miqësie dhe bashkëpunimi me kombet e tjera të rajonit, të nisë një kapitull bashkëpunimi, ndaj dhe unë dua t'u përcjell përshëndetjet më të zjarrta qytetarëve të Kosovës, të cilët me sakrificën e tyre, me qëndresën e tyre, jo vetëm bënë të pavarur Kosovën, por bënë të lirë çdo shqiptar.
Liria e një kombi është një dhe e pandarë. Lavdi Zotit, sot jemi të lirë. Sot, ne punojmë së bashku, për një të ardhme më të shkëlqyer që meritojmë, në BE dhe në NATO.
Ndaj dhe dua të përshëndes gjithashtu, autoritetet e Kosovës, qeverinë e Kosovës, e cila këto vite në një hark kohor të shkurtër ka realizuar në Kosovë, ka shënuar arritje shumë të mëdha në ndërtimin e vlerave të demokracisë, në ndërtimin e Kosovës.
Në një hark kohor të shkurtër, qeveria e Kosovës dhe Kosova janë shndërruar në një faktor të rëndësishëm paqeje dhe stabiliteti në rajon.
Marrëdhëniet e shqiptarëve me kombet fqinje nuk kanë qenë kurrë më të mira sesa sot dhe këtu një meritë të veçantë kanë autoritetet e Kosovës.
Dua t'i përgëzoj ato për dialogun në të cilin janë angazhuar në procesin e Brukselit me vendosmërinë më të madhe për të hapur një kapitull të ri midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë, por edhe midis shqiptarëve dhe serbëve në gadishullin e Ballkanit. Edhe një herë dua t'ju uroj ju zoti Kryeministër, qeverinë tuaj dhe të gjithë qytetarët e Kosovës në këtë ditë të bekuar për të gjithë shqiptarët.

Submitted by Gusmari (not verified) on

Pune te mbare Zenel e vazhdo shpif sa te mundesh. E di ate historine "Po te zura, ta vura?". Ta mesoj une, po jo tani se nuk kam kohe.

Submitted by zeneli (not verified) on

Gusmar, nuk kam asnje shef ne kto punet politike. Eshte nje hoby te them mendimet e mija dhe kaq.

Ti ke shef qe te paguan per kto qe thua ketu?

Nuk besoj.

E pash ate faqen qe the. Nuk i pelqej ato ngjarje dhe as marr pjese ne ato katrahura.

Nuk jam qefli i mitingjeve e protestave sepse mendoj se duke votuar njerzit e thone se nga e duan te shkoje vendi yne.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.