Duket se gjermanët kanë rënë dakord lidhur me Presidentin e ri: Do të jetë Joachim Gauck

E përditshmja gjermane Bild (më e lexuara në Europë) ka bërë një sondazh lidhur me kandidaturat presidenciale pas dorëheqjes së Christian Wulff-it, dhe 54 në 100 vetë duan që president të jetë Joachim Gauck, një gjermano-lindor (ashtu si dhe kancelarja Merkel), ish-pastor protestant dhe disident në kohët e regjimit komunist.
Angela Merkel nuk ka demonstruar ndonjë simpati për Gauck-un, por thuhet se gjatë orëve të fundit ka tërhequr veton kundër zgjedhjes së tij. Një arsye që shpjegon këtë tërheqje është ‘presioni’ që i ka bërë aleati brenda koalicionit qeverisës, partisë liberale (nuk është ndonjë aleat kushedi se çfarë në terma të numrave në parlament, por është sidoqoftë aleat); por arsyeja më kryesore ka gjasa të jetë ky konsensus popullor në mbështetje të kandidaturës së ‘Vaclav Havelit’ të Gjermanisë (kështu e quajnë Gauck-un shpesh). Social-demokratët dhe të gjelbrit në opozitë e shohin me shumë simpati këtë personazh, e kështu i bie që Presidenti i ardhshëm i Gjermanisë të ketë një mbështetje të gjerë.
Re.Pu.
Comments
Mediat gjermane po e
<p>Mediat gjermane po e komentojnë si "humbjen" më të madhe të Kancelares Merkel e cila kur Wulff qe zgjedhur president para dy vitesh e kishte refuzuar ofertën e opozitës Socialdemokrate për të zgjedhur pikërisht Gauck-un president... Me rastin e votimit në Asamblenë Federale (në Gjermani presidenti zgjedhet nga Asambleja Federale- Bundessversammlung- pra nga përfaqësuesit e zgjedhur të Parlamentit/Bundestagut por edhe ata të Bundesrat-it pra kryeministrat e BundesLandeve gjermane) Gauck humbi... Dhe ja tash do të rizgjedhet. Dy pyetje a dilema shtrohen me këtë rast: fakt është që Merkel humbi... ose thënë edhe më saktë lëshoi pe... Por a don të thotë kjo që ajo e dëmton JOkokëfortësinë e saj. Aspak! Përkundrazi. Ajo do dalë sërish shumë më e fuqishme nga kjo lëvizje taktike. Imagjinojeni një politikan shqiptar- Doktorin për shembull- nëse do pranonte një kandidat të PS-së... për Presdient...? E paimagjinueshme. Prandaj të vështrojmë si bëhet politikë në një Gjermani të madhe dhe të vuajmë me teket e krerëve shqiptarë... këtë pranverë.</p>
Add new comment