Çfarë na duhet të paguajmë për të shërbyer borxhin e jashtëm?

Postuar në 19 Shkurt, 2012 01:51

Në një lajm të Top-channel-it thuhej se borxhi i jashtëm i Shqipërisë kapi shifrën 2 miliardë në shtator të vitit 2011. Ka dhe do lajme të tjera brenda lajmit. Lajmi nr. 1: më shumë se gjysma e këtij borxhi është marrë pas vitit 2007, sidomos në dyvjeçarin 2008-2009; Lajmi nr. 2: borxhet e fundit janë kryesisht kredi tregtare, me interesa tregu dhe afat shlyerjeje më të ulët; Lajmi nr. 3: nëse futen në hesap edhe interesat, edhe principali, atëherë i bie që në 2014 buxheti i shtetit do të japë, sipas parashikimeve të vetë qeverisë, 756 milionë dollarë ose 4.9 për qind të Prodhimit Kombëtar për shërbyer borxhin publik; Lajmi nr. 4: kjo shifër është më e madhe se sa gjithë investimet publike të parashikuara në atë vit dhe e barabartë me totalin e pagave që mbajnë në këmbë gjithë administratën.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.