Emergjenca: Rama e Berisha polemizojnë në distancë

Në një shkrim të tijin që publikohet nesër në të përditshmet shqiptare, Edi Rama, pasi pickon kryeministrin, për të cilin thotë se “nuk kuptohet nëse tallet me popullin e me detyrën apo vërtet ka probleme të funksionimit të aparatit logjik kur flet me orë të tëra budallallëqe turpëruese”, përpiqet ta përfytyron lojën me porta të këmbyera, dhe thotë se “nesër ne vërtet nuk do të kemi një qeveri që të mund të shmangë përmbytje apo të ndalojë dëborën të bjerë, por ama do të kemi një qeveri që [do të reagojë] pa ia hedhur fajin Zotit, … pa i quajtur njerëzit në hall që ankohen as provokatorë as paniknxitës të paguar nga opozita, … pa i gënjyer shqiptarët në televizor për operacione në terren apo angazhim mjetesh që thjesht nuk ekzistojnë”.
Disa orë më parë, kryeministri kish “shkruar” editorialin e tij nga Korça, ku theksonte se “ky është operacioni me i gjerë i emergjencës civile marrë ndonjëherë në historinë e vendit”, se “nuk duhet të merret humbja e sinjalit të telefonisë për zhdukje familjesh”, se “gjer sot nuk ka asnjë të zhdukur, gjer sot kemi vetëm një viktimë nga hipertermia”, dhe se “deklaratat e opozitës i përgënjeshtron sot më mirë se çdo gjë tjetër situata aktuale në Shqipëri”.
Re.Pu.
Comments
Kur lexoj deklaratat e ktyre

Kur lexoj deklaratat e ktyre dyve, me duken njerzit lodra qe sherbejne mvarsisht nga situata, po gjithnje per poena te ketyre. Keta s'te lene as te vdesesh njerzisht. A thua cka ka mbete njerzore nen lekura te ktyre dyve ? pos nevojava fiziologjike.

@Tomorr, une pajtohem ne

@Tomorr, une pajtohem ne shumicen qe i thua per Saliun, pajtohem edhe se Saliu ka me shume skandale ne pushtet se krejt PS hisorikisht, por per ngjarje te caktuara vie vlersim i caktuar. Rama eshte bere nje grua e keqe, qe do ankohet edhe pse po shpetohen njerzit, nese kete e ben Saliu. Ne situata te caktuara Rama duhet te jete ni spektator, asgje me shume, per faktin se megjithate ka ni qeveri qe mundohet te ndihmoje ne kete mot, ka njerez te angazhuar etj. E kemi pare ndonjehere Ramen te menaxhoje ndonje situate te rende ne vend ? pos demonstratave te tij ? per te cilat smund te thuash se eshte i suksesshem.

Shteti me sa po duket po

Shteti me sa po duket po punon mire per te minimizuar problemet e bores.

Respekt per gjith ata qe po punojne andej ne kte qamet.

Opozita ate pun ka.

gam gam gam.

Rendesi ka qe kjo bore te na bej pune.

Ta ngope token me uje mir e mire qe te gjallerohen burimet e perrenjte e lumenjte e rezervat ujore nen tokesore e te na vij nje pranvere e begatshme.

Do Zoti e nuk shkrin shpejt qe te na krijoje permbytje e gjith uji dasht Zoti te sherbeje per hidrocentralet pa u derdhur kot sikurse vjet.

Daj, ju si mendoni per situaten?

Cfar do sugjeronit per Qeverine te ket parasysh tani?

Daja ka nge ne bore ne Korce.

Daja ka nge ne bore ne Korce. Kishte shku me shoqeru prefektin per ne Lekas dhe mbeti atje. pas nja tre ditesh del ne skene.

Add new comment