Arkiv-Lajme
Lufta për gazsjellësin vendoset në Greqi?
Lufta gjeopolitike për krijimin e Korridorit të Jugut të furnizimit të Europës me energji u zhvendos dje në Athinë, ku qeveria greke zyrtarisht refuzoi të mbështesë projektin Trans- Adriatik, ndërkohë që DEPA, kompania e gazit nën pronësi shtetërore, kërkoi të blinte një paketë prej 15 për qind të aksioneve të projektit që ka shanset më të mëdha për të fituar.
Regjimi i Bashar Assadit vret gazetarët; dhe fuqitë e mëdha reagojnë sërish butë
Rèmi Ochlik, fotografi i njohur francez, 28 vjeç, që bashkëpunon me gazeta të ndryshme të rëndësishme në Francë e në botë, si Le Monde, Paris Match, Time Magazine e The Wall Street Journal, ka mbetur pa jetë sot në sulmin që regjimi sirian kreu mbi një qendër shtypi të organizuar nga rebelët në qytetin që njihet si bastion i tyre, në Homs. Tok me të ka gjetur vdekjen dhe gazetarja e njohur amerikane, Marie Colvin, që punonte për Sunday Times.
Regjimi i Bashar Assadit vret gazetarët; dhe fuqitë e mëdha reagojnë sërish butë
Rèmi Ochlik, fotografi i njohur francez, 28 vjeç, që bashkëpunon me gazeta të ndryshme të rëndësishme në Francë e në botë, si Le Monde, Paris Match, Time Magazine e The Wall Street Journal, ka mbetur pa jetë sot në sulmin që regjimi sirian kreu mbi një qendër shtypi të organizuar nga rebelët në qytetin që njihet si bastion i tyre, në Homs. Tok me të ka gjetur vdekjen dhe gazetarja e njohur amerikane, Marie Colvin, që punonte për Sunday Times.
Berisha: “Kaluam situatën më të vështirë energjetike, por ia hodhëm”. Pse nuk na shpëtoi qeveria, por moti
Kryeministri Berisha ceku sot gjatë mbledhjes së qeverisë situatën me energjinë elektrike, të cilën ai, si gjithnjë në këto raste, e cilësoi si “më të vështirën që ka pasur ndonjëherë vendi”. Jemi mësuar të dëgjojnë hiperbola të tilla në situata të ngjashme, gjithsesi ajo që kaloi Shqipëria gjatë këtij muaji ishte vërtetë e vështirë, pasi niveli i ujit në HEC-e nuk ishte në treguesit më të mirë, ndërsa një pjesë e vendeve të rajonit ose ndërprenë eksportin ose transmetimin, por nuk ishte më e “vështira”.
Emigrantët, çmallja me familjarët kushton 3.2 herë më shtrenjtë
Emigrantët që kanë telefonuar familjet e tyre gjatë këtyre tri javëve të fundit janë përballur me një rritje të kostos së telefonatës prej 320 për qind. Ky është lajmi që e përditshmja “Shekulli” ka botuar sot në ballë të faqes së parë. Në brendësi, shpjegohet se rritja e kostos ka ardhur për shkak të rritjes së tarifave të terminimit për telefonatat nga jashtë.
KESH-i e ka importuar energjinë në një vlerë 12 milionë euro më shtrenjtë se sa po ta importonte CEZ-i
Gazeta Shqip boton sot një analizë të blerjeve të energjisë në tregun ndërkombëtar nga KESH-i dhe CEZ-i. Sipas analizës, rezulton se në qoftë se KESH-i do ta kishte importuar energjinë gjatë vitit 2011 me çmimin mesatar që e ka importuar CEZ-i, shtetit do t’i kushtonte 12 milionë euro më pak importi i energjisë. Analiza bazohet në të dhënat zyrtare të Entit Regullator të Energjisë (ERE).
Zgjedhjet në universitete, ose sindroma shqiptare e zgjedhjeve të pamundura
Dje është mbyllur pjesa më e madhe e procesit për zgjedhjet në universitete. Shumica e krerëve për rektorë, dekanë dhe shefa departamenti kanë qenë të vetëm në garë. Ndërsa një pjesë e mirë e fituesve të shpallur dje pas numërimit të votave janë po ato emra që kanë drejtuar institucionet arsimore edhe gjatë katër viteve të kaluara.
Rikthim në pikën zero
Përfaqësimi i Kosovës nën ombrellën e Rezolutës 1244 do t’i shkaktojë vendit dëme të jashtëzakonshme, nga të cilat “riparimi” do të zgjasë me vjet të tëra, madje do të jetë i pamundur. Kështu mendojnë ekspertët e marrëdhënieve ndërkombëtare, njohësit e Kushtetutës dhe analistët politikë, të cilët shprehen të sigurt se implementimi i fusnotës, përkatësisht i Rezolutës 1244, do ta hedhë Kosovën në “fund të pusit”.
ALUIZNI, "komplot" kundër Shaban Memisë ?
Çfarë po ndodh tek ALUIZNI? Kjo është pyetja që i shkon ndërmend çdokujt që ndjek përditshmërinë e zhvillimeve në Shqipëri nëpërmjet medieve apo atyre që kanë lexuar sot shtypin. Në katër gazeta me tirazhin më të madh, i pasqyruar në hapësira të ndryshme (diku kryeartikull diku lajm i dytë) gjendet i njëjti lajm: Shkeljet që ka kapur Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë kontrolleve të ushtruara pranë Zyrave Qendrore të ALUIZNI-t në Tiranë, të cilat deri pak muaj më parë drejtoheshin nga Shaban Memia.
Greqia, një rebus pa zgjidhje?
Evangjelos Venizellos, Ministri grek i Financave, vijon të thotë se paketa e re 130 miliardëshe (euro) do të japë rezultate, por grekët e thjeshtë nuk janë të këtij mendimi. Ata vijojnë të demonstrojnë në rrugë. “Mos prisni që grekët të jenë duke parë TV në këtë situatë”, thotë ekonomisti Gregorz Kolodko, ish-kryeministri polak, “kur papuënsia ka arritur mbi 20% e kur 50% e të rinjve janë të papunë”.