Rikthim në pikën zero

Përfaqësimi i Kosovës nën ombrellën e Rezolutës 1244 do t’i shkaktojë vendit dëme të jashtëzakonshme, nga të cilat “riparimi” do të zgjasë me vjet të tëra, madje do të jetë i pamundur. Kështu mendojnë ekspertët e marrëdhënieve ndërkombëtare, njohësit e Kushtetutës dhe analistët politikë, të cilët shprehen të sigurt se implementimi i fusnotës, përkatësisht i Rezolutës 1244, do ta hedhë Kosovën në “fund të pusit”.
Njohësi i të drejtës kushtetuese, Korab Sejdiu, thotë se fusnota nënkupton rikthim mbrapa që, sipas tij, Kosovën e kthen në një status neutral (siç e ka njohur Rezoluta 1244) dhe jo me status të cilin e ka momentalisht, pra shtet i pavarur.
“Fusnota nuk do ta përdorë vetëm Rezolutën 1244, por edhe Deklaratën e Pavarësisë. Deklaratë të pavarësisë kanë bërë edhe shtetet tjera, për shembull Osetia Jugore, e cila e ka shpallur pavarësinë, por përjashtuar Rusinë, askush tjetër nuk ua ka njohur. Pra, përfshirja e deklaratës së pavarësisë në fusnotë nuk e mënjanon dëmin e neutralitetit që nënkupton Rezoluta 1244”, thotë Sejdiu, duke shtuar se heqja e termit Republikë nënkupton shkeljen e Kushtetutës e cila vendin e përcakton si Republikë Demokratike.
Jeton Llapashtica, Koha ditore,
Comments
Po kjo ndodh kur ke klase

Po kjo ndodh kur ke klase politike qe lejon cdo nderkombtar ti heqe per veshi !

O Jeton LLapashtica, por

O Jeton LLapashtica,

por cfare do me thene "Fusnota" or burre i dheut se na lujtet mendsh e nuk po kuptojme gje ????

Kjo shkelja e Kushtetutes

Kjo shkelja e Kushtetutes sikur eshte bere trend ku thirren ekspertet, gje qe normal eshte gabim. Kushtetute kosovaret paten edhe nga ajo e Kacanikut, po a duhet pase force reale per te zbatuar ato kushtetuta ? - njejte po ndodhe ne kete kushtetuten e re. Ne kushtetute edhe veriu do duhej te ishte i kontrollueshem nga qeveria, po a mundet ? ne kushtetute jemi te pavarur, as qe do duhej te bisedonim me serbet per qeshtje te kosoves, po a mundet ? ne kushtetute edhe serbia e ka kosoven krahine te veten, po a e ka ? prandaj, jane bere bajate deklarimet e eksperteve ku thirren ne kushtetute. Me e menqur do ishte te shtjellohet me shume per pasojat e 'fusnotes'. Nese keta pa sqarime thone se eshte e demshme, njejte mund te thuash se eshte e dobishme, pa sqarime ama.

Problemi qendron te angazhimi serioz amerikan dhe mungesa e kreativitetit te qeverise per zgjidhjen e problemit te veriut e integrimit te serbve ne shoqrine kosovare, ndryshe, sdo kishte nevoje qe ende serbia te ishte faktor ne bisedime, e as qe do kishte nevoje per bisedime e as per kompromise.

Ka 12 vite qe KFOR eshte pergjegjes, garantues i territorit, dhe nuk ka kryer detyren karshi obligimeve si mision.

Qeveria as qe ka ndonje ide se si do duhej te zgjidhej ky problem, e aq me pak te kete ndonje ide kreative.

Veriu eshte mbete MALLI te cilin serbia e ka vjedhe nga kosova n'sy te nderkombtarve e qe u duhet shume kosovarve, e tash ua shet me lloj lloj cmimi, se e din se duhet kthy, a kosovaret kane harruar qe eshte mall i tyre, a ky mall blehet ose shitet me KOMPROMIS si ekuivalent.

Add new comment