KESH-i e ka importuar energjinë në një vlerë 12 milionë euro më shtrenjtë se sa po ta importonte CEZ-i

Gazeta Shqip boton sot një analizë të blerjeve të energjisë në tregun ndërkombëtar nga KESH-i dhe CEZ-i. Sipas analizës, rezulton se në qoftë se KESH-i do ta kishte importuar energjinë gjatë vitit 2011 me çmimin mesatar që e ka importuar CEZ-i, shtetit do t’i kushtonte 12 milionë euro më pak importi i energjisë. Analiza bazohet në të dhënat zyrtare të Entit Regullator të Energjisë (ERE).
Po pse edhe KESH-i edhe CEZ-i importojnë energji në të njëjtën kohë? KESH-i është i detyruar me ligj të furnizojë CEZ-in me 70% të energjisë që i nevojitet Shqipërisë, me një çmim të subvencionuar që e cakton ERE. Ndërsa 30-përqindëshin tjetër CEZ-i duhet ta blejë me çmim tregu nga prodhues të huaj ose të vendit. Kur KESH-i nuk prodhon dot aq energji sa detyrohet ligjërisht t’i japë CEZ-it, e ble me çmim tregu në vendet përreth. Sipat të dhënave të ERE-s, rezulton se KESH-i e ka importuar energjinë me çmim mesatar 60.18 euro/MWh ndërsa CEZ-i me 50.30 euro/MWh, ose 10 euro më lirë.
Autori i analizës së gazetës Shqip, bazuar në analizën e mësipërme, i bën thirrje prokurorisë të fillojë një hetim kryesisht për veprën penale të shpërdorimit të fondeve publike. Të shohim nëse thirrja e tij do të dëgjohet…
E.Zaloshnja
Comments
pse nuk shkruani per rritjen

pse nuk shkruani per rritjen 320 perqind te tarifave te telefonatave nga jashte??

eshte skandal, ne qe jetojme jashte po na rrjepin, per nje telefonate duhet te paguajme me shume se cdo shtetas evropian

E c'me duhet mua se cfare ben

E c'me duhet mua se cfare ben qeveria ime?!

Nese vjedhin, iu befte mire. Ky popull keshtu e do. Vidhi dhe vriti se te bejne hero. Mos u merrni kot me Saliun, shikoni shoqerine qe eshte mbushur plot me plehra qe per para dhe vend pune shesin gruan , familjen dhe shoqerine dhe vrasin ke ti dale para. Mua me duket sikur kjo shoqeri e jona eshte e perbere prej qeniesh kafsherore qe nuk kane asnje lidhje me njerzimin. Nje shoqeri qe nuk respekton jeten, te drejten, dhe te verteten eshte nje shoqeri primitive dhe afro-kafsherore. Keq qe po e them, por ky eshte realiteti. Verdalle shikoj kafsh me dy kembe qe nuk lidhje me boten dhe vlerat njerzore, qe nuk kane lidhje me miresine, dashurine, ndershmerine, dhe drejtyesine. Saliu ua ka gjetur koken dhe e di se ketyre njerezve primitive boll tu japesh kocken dhe nuk ke probleme morali apo drejtesie. Vetem ne nje shoqeri primitive kacakesh mundet dikush te qeveris ne kete menyre dhe te formoje kualicione ne kete fare feje pasi kacaket rrine bashke apo bashkohen per hir te kockes. Jo me kot pash se edhe Adri Nurellari pergatitej per tiu bashkuar kabinetit Berisha-Meta. Ketu jane te gjithe te marre, te gjithe qenie primitive, pa kurrfare vlerash dhe normash, duke nisur nga ai fshatari i uritur dhe deri tek ata intelektule, qe sjane, nga i riu deri tek moshatari, nga ai i riu i paditur ne fshat deri tek primitivet e rinj qe kemi derguar ne shkollat e larta.

Add new comment