Arkiv-Lajme

Karburantet, skema që “vodhi” shtetin dhe qytetarët

Postuar në 26 Shkurt, 2012 10:43

Të zgjuar këta tregtarët e karburanteve, duan të nxjerrin fitime nga çdo situatë në treg. Përpos rritjes së çmimeve (e ndikuar nga ecuria e karburanteve në tregjet ndërkombëtare) dhe cilësisë së dobët në mjaft raste, përfitojnë duke bërë edhe disa marifete të tjera.

Drenicarët japin për herë të parë shenja ftohjeje me Hashim Thaçin? Sipas Zërit, po

Postuar në 26 Shkurt, 2012 06:07

Vendimi i Hashim Thaçit dhe i maxhorancës së kryesuar prej tij për t’iu bindur presionit të diplomacisë perëndimore e për t’u prezantuar me emërtimin ‘Kosovo’ e jo me emërtimin ‘Republic of Kosovo’ në veprimtari shumëpalëshe në rajon nuk është pritur mirë nga opinioni publik në Kosovë. Ky vendim është interpretuar nga shumica e komentatorëve politikë të atjeshëm si një rikthim tek rezoluta antike me numër 1244, dhe si një kthim prapa në procesin e afirmimit të pavarësisë.

Deputetët e PD-së në kor: Oketa? Ish vendim personal i tij

Postuar në 26 Shkurt, 2012 04:31

Largimi i Gazmend Oketës nga PD-ja ka sjellë, gjë që pritej, reagimet e para. Përveç Mark Markut, që duket se gjeti një rast për t’u demonstruar të vetëve se dallon disi nga ata (“Po, mbledhjet e grupit tonë parlamentar ngjajnë pak me mbledhjet e Byrosë politike të PPSH-së”, tha Marku në thelb duke i bërë jehonë një qëndrimi të ish-ministrit të mbrojtjes, por duke mos duartrokitur vendimin e këtij të fundit për t’u larguar), të tjerët nuk janë marrë me kritikat e Oketës. Deputeti Fatos Hoxha thotë se “iku një njeri që ka marrë detyra ta pamerituara nga PD-ja”.

Kësulëkuqja moderne, shkon në pyll të takojë gjyshen me helikopter!!

Postuar në 26 Shkurt, 2012 03:44

Në numrin e madh të titujve të shtypit në një të dielë gri si kjo, nuk kishte se si të shpëtonte nga vëmendja një shkrim mbi abuzimet e kryera gjatë periudhës së emergjencës civile të shkaktuar nga reshjet e mëdha të borës e publikuar nga “Shqip”. Korrespondenti i Kukësit raporton për “raste flagrante te abuzimit me emergjencën civile”, të cilat fillojnë nga thirrja e ndihmës për të hequr “fiksimin” e të fluturuarit me helikopter e deri tek përdorimi i tij si mjet transporti për të takuar të afërmit.

AK, pas aktivit të Tiranës, zhvillon atë të Durrësit. Elbasani i treti?

Postuar në 25 Shkurt, 2012 17:00

Është më se e kuptueshme që një parti e re, sidomos në kushtet e Shqipërisë, ta fillojë rrugën e zyrtarizimit të saj në kryeqytet.

S’ka fushatë? S’ka investime

Postuar në 25 Shkurt, 2012 12:53

Fenomeni ku ekzekutivi hap qesen në periudha paraelektorale duke investuar shuma të mëdha, është vërtetuar këtë vit, por në kah të kundërt. Qeveria uli në mënyrë drastike shpenzimet gjatë janarit të këtij viti, por zëri kryesor i cili pësoi edhe shkurtimet më të mëdha është ai i shpenzimeve kapitale, të cilat janë shkurtuar me 3.6 herë krahasuar me janarin 2011. Shpenzimet kapitale janë investimet direkte që bën qeveria.

Besnik Mustafaj: Berisha është krejt i shkëputur nga realiteti

Postuar në 25 Shkurt, 2012 11:40

U bë kohë që Besnik Mustafaj ka rritur progresivisht nivelin e kritikës ndaj kryetarit të PD-së e kryeministrit Sali Berisha, por në intervistën që ka dhënë për revistën Java (numri i sotëm) është më i qartë e më i troçtë se të gjitha herët e tjera. Dhe kjo duhet të shihet nga Berisha e të vetët si intervista e divorcit përfundimtar me PD-në.

Edhe sa vetë kanë mbetur në PD pa u përdorur ndyrësisht nga Berisha?

Postuar në 25 Shkurt, 2012 10:39

Numërohen me gishtat e dorës deputetët e PD-së, të cilët nuk janë nxjerrë nga Berisha në foltoret e konferencave të shtypit për të lexuar deklarata marroke të përgatitura nga ai vetë apo për ta mbajtur qëndrime në favor të Berishës në situata të vështira për këtë të fundit. Gazmend Oketa përmendi në programin e Ilva Tares një rrethanë të tillë, në të cilën ai ish ndjerë keqaz i përdorur, dhe kish vuajtur për këtë fakt, por si zor të gjesh të tjerë që të jetojnë me ndërgjegjen të lënduar bash për këtë arsye.

Buxheti e nis keq, të ardhurat në janar 2012, më pak se një vit më parë

Postuar në 25 Shkurt, 2012 05:44

Buxheti i shtetit e ka nisur me tregues negativ që në muajin e parë të zbatimit të tij realizimin e të ardhurave dhe shpenzimeve. Ministria e Financave ka publikuar sëfundmi treguesit fiskal për muajin janar 2012, në të cilat vërehet një ulje e të ardhurave si edhe shpenzimeve krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Visar Zhiti: Agolli do t’i ndalonte t’më burgosnin; nëse do të mundte

Postuar në 25 Shkurt, 2012 04:21

Për Dritëro Agollin si shkrimtar ka një konsensus të shtrirë, ndërsa për të si ish-kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve opinionet kanë qenë të ndara. Një pjesë kanë dashur të nënvizojnë rolin negativ të tij, e një pjesë tjetër japin dëshmira, të cilat nxjerrin në dritë një Dritëro jo dogmatik, të hapur, empathik, nxitës e zbulues talentesh, etj. Duhet thënë se të dytët kanë qenë më të shumtë në numër, dhe sot atyre “u shtohet” dhe shkrimtari Visar Zhiti, i cili sapo ka nxjerrë në treg librin e tij me titull Rrugët e Ferrit, ku rrëfen jetën e tij në burgjet e regjimit komunist.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme