Kësulëkuqja moderne, shkon në pyll të takojë gjyshen me helikopter!!

Postuar në 26 Shkurt, 2012 03:44

Në numrin e madh të titujve të shtypit në një të dielë gri si kjo, nuk kishte se si të shpëtonte nga vëmendja një shkrim mbi abuzimet e kryera gjatë periudhës së emergjencës civile të shkaktuar nga reshjet e mëdha të borës e publikuar nga “Shqip”. Korrespondenti i Kukësit raporton për “raste flagrante te abuzimit me emergjencën civile”, të cilat fillojnë nga thirrja e ndihmës për të hequr “fiksimin” e të fluturuarit me helikopter e deri tek përdorimi i tij si mjet transporti për të takuar të afërmit.

Ja seç shkruan korrespondenti Sulejman Dida: Ne kishim dëgjuar gjatë ditëve të emergjencës se një kryetar komune në Tropojë kishte kërkuar helikopterin që të merrte në Bajram Curri dy njerëz dhe t’i përcillte deri në thellësi të bjeshkës, ku jetonte gjyshja e tyre, sepse kjo e fundit ishte mërzitur për ta”!!!
S.E.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.