AK, pas aktivit të Tiranës, zhvillon atë të Durrësit. Elbasani i treti?

Është më se e kuptueshme që një parti e re, sidomos në kushtet e Shqipërisë, ta fillojë rrugën e zyrtarizimit të saj në kryeqytet. Aleanca Kuqezi, në rrugën e shndërrimit të saj nga lëvizje qytetare në parti politike, e zhvilloi aktivin e saj të parë në qarkun e Tiranës, në Teatrin e Operës dhe Baletit (http://www.respublica.al/artikuj/2012/2/12/ambasadat-ne-tirane-duket-se-sjane-ne-nje-mendje-me-berishen-rreth-aleances-kuqezi) Ndërsa sonte Aleanca Kuqezi zhvilloi aktivin e saj të dytë në qarkun e Durrësit, në Pallatin e Sportit. Dhe njësoj si në Tiranë, edhe në Durrës, kishte një pjesmarrje entuziaste të mijra të rinjve, që ekzaltoheshin me fjalët shpërthyese të Kreshnik Spahiut kundër “sulltanit” Berisha.
Duket se Spahiu e ka kuptuar mirë fabulën elektorale të dy dekadave të fundit – ndryshimet e mëdha elektorale ndodhin në Shqipërinë e Mesme (ku votojnë pothuaj gjysma e shqiptarëve) dhe sidomos kur të rinjtë e mbështesin fuqimisht ndryshimin. Në qoftë se kjo hamendje është e saktë, i bie që aktivi i tretë i Aleancës Kuqezi të zhvillohet në qarkun e Elbasanit dhe në të, të ketë pjesmarrje entuziaste të të rinjve.
E.Zaloshnja
Comments
Ne Shqiperine e mesme ka me

Ne Shqiperine e mesme ka me shume vota PD-ja, po e humbi maxhorancen aty Sala e theu qafen. Prania e madhe e te rinjve, tregon qe po s'beri ndonje budallek Spahiu, me 2017 AK-ja do jete parti shume e fuqishme. Ngelet per t'u pare sa do shkoje ne votime rinia e kush do terheqe njeri-tjetrin, i ati te birin apo i biri t'ane.

Kreshniku i Edvinit fillon

Kreshniku i Edvinit fillon fazen e dyte te pllanit.

Ai morri udhezime te qarta nga Erioni i Edvinit qe te mos krruhet me elektoratin socialist te Rucit por te perqendrohet atje ku e ka detyren e dhënë nga Edvini dhe vegla e Edvinit , shoku Bamir.

Ec perpara o Kreshnik Dokle o Leshkuqi i Edvinit.

Por pa rroge nga Sulltani tash e tutje.

O Zene, po pse o shok vetem

O Zene, po pse o shok vetem Sali e Edvin ekzistojne ne kete bote per ty? A nuk eshte me e lehte te besosh se njerezit luftojne per karrigen e tyre mbi te gjitha jo per karrigen e tjetrit. Nqs Kreshes i del mire kjo levizje duke marre vota djathtas ti mos e kerko fajin tek ai, ne fund te fundit pa nje mundesi per veten e vet e po perpiqet ta marre sic bejme te gjithe ne jete. Nqs i del mire Kreshes fajin kerkoja Sales qe i la votat ti iknin.

gjuha shqipe asht nder te

gjuha shqipe asht nder te pakten gjuhe, s'po dij tash me deftue cilat, qi levizja civile ngjet e zen vendin e levizjes qytetare.

thue se civilja merr e jep vetem me pallate e kafenete e qendrave. tu i dhan pastaj hapesine njimije paragjykimeve.

keq, shume keq besà.

Shume veta jane tu i ra kokes

Shume veta jane tu i ra kokes me grushta. Si nuk na vajti menja te dilnim ne televizor dhe te ulurisnim "Rrofte Shqiperia", "Poshte Greqia dhe Serbia" dhe nje tufe e madhe me pallosha te ndjekin nga mbrapa. Asnje nuk i bo nje pyetje vetes. Cfare ka bere ky Spahiu kto 20 vejt demokraci para se te zgjohej nje dite dhe ta ndjente veten patriot. Gjeni nje deklarate patriotike te ktij ne 20 vjet rresht para se te fillonte Aleancen Kuq e Zi. Me kete popull te lodhur Berisha mund te beje gjume i qete edhe per shume vite.

O ti karafil, hajde se po e

O ti karafil, hajde se po e marrim te mireqene ate qe thua, e di pse nuk doli dikush te akuzoje shitjen e Shqiperise, sepse te gjithe kane rrojtur duke shitur shqiptarine e Shqiperine, jo vetem politikanet por edhe keta te tjeret qe e mbeshtesnin famen ne dhunimin e vlerave kombetare, vlerave historike morale e propogandonin te shesim shqiptarine per hir te kush dreqin e merr vesh çfare gjeje ne shkembim, se vete keta shitbleres kane shitur shume nga shqiptaria e tyre per te blere pak nga bota e huaj e kane ngelur shpirterisht apolide, as shqiptare, as te huaj.

Ajo qe te djeg ty e te ngjashmeve te tu eshte se tani s'mund te shesesh shqiptarine e te shpetosh palagur, aq me pak te besh figure e fame. Kurse atyre atje lart u djeg qe s'mund te shesin me qetesisht e te patrazuar Shqiperine, se do i vijne akuzat ballit.

Aleances Kuq e Zi i mugon

Aleances Kuq e Zi i mugon shqiponja dhe Skenderbeu, sepse kurr nuk kam lexue se i permendin keto dy simbole komtare shqiptare. Nga ky fakt me vjen te mendoj se kjo aleance asht Kuq e Zi mashtruese. Shpresoj ta keme gabim.

Add new comment