Visar Zhiti: Agolli do t’i ndalonte t’më burgosnin; nëse do të mundte

Për Dritëro Agollin si shkrimtar ka një konsensus të shtrirë, ndërsa për të si ish-kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve opinionet kanë qenë të ndara. Një pjesë kanë dashur të nënvizojnë rolin negativ të tij, e një pjesë tjetër japin dëshmira, të cilat nxjerrin në dritë një Dritëro jo dogmatik, të hapur, empathik, nxitës e zbulues talentesh, etj. Duhet thënë se të dytët kanë qenë më të shumtë në numër, dhe sot atyre “u shtohet” dhe shkrimtari Visar Zhiti, i cili sapo ka nxjerrë në treg librin e tij me titull Rrugët e Ferrit, ku rrëfen jetën e tij në burgjet e regjimit komunist. Zhiti ka dhënë një intervistë për Gazetën Shqiptare, dhe aty, i ngacmuar prej gazetares Fatmira Nikolli, flet dhe për Lidhjen e (Sh)krimtarëve (‘sh’-ja në kllapa është e tij) dhe për kryetarin e saj Dritëro Agolli. “Marrëdhëniet e mija me Dritëro Agollin, në paradoks me atë që më ndodhi, ishin ndryshe.... Para se t’më burgosnin, kur unë isha një mësues i gjorë fshati, [Agolli] i është përgjigjur me ngrohtësi një letrës sime, [ku] më jepte kurajë e shpresë. I shpreh mirënjohjen time, dhe besoj se nëse do të mundte ta ndalonte burgosjen time, do ta kish bërë”, thotë Zhiti në këtë intervistë.
E.G.
Comments
Nje dite i nderuari Dritero

Nje dite i nderuari Dritero beri nje Gabim Politik.

Cfaqi shenja te oportunizmit e te zbutjes se luftes se Kllasave.

E jo vetem Driteroi por dhe e Shoqja.

Ata priten ne shpin e tyre modeste Lulin o shoke, ate Lulin per te cilin bem tere ato beteja e shpikem tere ato shpifje.

Dhe kulmi i oportunizmit e i shuarjes se luftes se kllasave nga ana e familjes Agolli ishte kur Driteroi foli ca llafe te mira per Lulin kurse zonja Sadije shkoj aq larg ne kte devijim anti parti sa e perqafoj Lulin me dashuri e respekt.

Te shikoje more shoke komentatoret PS-iste ne gazetat qe kullosin ne PS.

Cfar nuk i thane te mirit Dritero.

Te 999-tat ja thane.

Te gjalle donin ta hanin.

Luli objekt lufte klasash?

Luli objekt lufte klasash? S'e dija! Di qe eshte ne lufte me drejtesine (der tani i eshte fshehur) po jo objekt lufte klasash! A se kemi drejtor bashkie (drejtori emerohet, kryetari zgjidhet)? Une mendoja se klasa qe luftohej sot ishin zerat kunder...biles zerat "jo pro" po do jem gabuar!

Add new comment