Arkiv-Lajme
Kundërsulm i Spahiut ndaj komisionit të Berishës. Por mbrojtja ndaj akuzave të komisionit mungon…
Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, gjatë një konference për shtyp sot, u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit që të kërkojnë një interpelancë me kryeministrin Sali Berisha, për takimin që ka zhvilluar me kreun e Demokracisë së Re greke, Antoni Samaras. Ai kërkon që të zbardhet takimi mes kryeminstrit e Samaras, i datës 12 dhjetor 2011, gjatë Kongresit të Partisë Popullore Evropiane. Samaras i propozoi asokohe Berishës që dy vendet të shqyrtojnë përsëri marrëveshjen për përcakimin e kufijve të zonave detare dhe të shelfit kontinental mes Shqipërisë e Greqisë.
Opozita kërkon burg për ata që trukojnë të dhënat zyrtare; por refuzohet nga maxhoranca
Deputetët e opozitës këmbëngulën sot në mbledhjen e Komisionit parlamentar të ligjeve në idenë për të përcaktuar si vepër penale trukimin e të dhënave zyrtare mbi gjendjen socio-ekonomiko-financiare nga ana e institucioneve shtetërore apo publike. Është fjala më së shumti për Bankën e Shqipërisë e për Institutin e Statistikave, të cilat e kanë bërë të udhës t’i mbajnë iso shifrave qeveritare propagandistike.
Miliarderi “socialist” Warren Buffet: Të pasurit duhet të paguajnë më shumë
Miliarderi Warren Buffett vijon t’i mëshojë tezës së vet ‘socialiste’, se të pasurit dhe korporatat duhet të paguajnë taksa më shumë. Së fundmi e tha këtë gjë dje në televizionin CNBC. Megjithëse korporatat e fuqishme kanë pasur fitime të jashtëzakonshme vitin e shkuar, ato kanë paguar në formë taksash vetëm 12,1 % të këtyre fitimeve, dhe ky është niveli më i ulët i taksës mbi fitimin që këto korporata kanë paguar ndonjëherë qysh prej vitit 1972.
Socialistët justifikojnë Berishën; e ndërhyjnë kotmëkot në Kodin Penal
Sot komisioni i ligjeve do të shqyrtojë një paketë ndryshimesh në Kodin Penal; janë ndryshime të propozuara nga PS-ja, dhe synojnë penalizimin e kryeministrit e të ministrave në rastin kur këta të fundit janë pjesë e vendimeve kolegjiale të kundraligjshme, dhe me këtë përcjellin idenë se deri tani kryeministri e ministrat kanë qenë të lirë të bëjnë çdo vepër penale të mundshme, me kusht që kjo vepër të ketë ardhur si rezultat i një vendimi kolegjial.
Kompanitë celulare i “vjedhin” abonentët njëra-tjetrës
Tregu i telefonisë celulare është karakterizuar nga lëvizje të mëdha abonentësh nga njëra kompani në tjetrën dhe anasjelltas. Kjo ka bërë që kompanitë të marrin masa për ruajtjen e abonentëve duke rritur ofertat dhe duke ulur çmimet. Nga raporti i vitit 2011 i AKEP-it, mësohet se gjatë gjithë vitit të shkuar, kompanitë kanë regjistruar plot 690 mijë përdorues më shumë! Të dhënat tregojnë se një shqiptar ka mesatarisht sot 1.8 numra celulari nga rreth 1.4 numra që kishte në vitin 2010.
Paditen bujtësit e natës në familjen Deda: Janë njerëz të kryeministrit
Vëllezërit e Hekuran Dedës, të cilët para ca kohësh folën për një vizitë nate që kishin patur në shtëpinë e tyre nga njerëz të Berishës, kanë vendosur të ngrejnë një padi ndaj këtyre të fundit. Motivi tanimë është i njohur: një pjesëtar i entourage-it të Berishës, me mbiemrin Skeja (roje trupi i familjes Berisha, thonë ca gazeta) i ka ofruar pará, dhe emrin e portretin e vrasësit të Hekuranit më 21 janar 2011, nëse në këmbim ata si familje presin Berishën për ngushëllim në shtëpi.
Vetvendosja vijon të jetë e pranishme në sheshe; këtë herë kundër Fusnotës
Sipas ndonjë gazete (shih Koha Ditore online), në protestën e sotme të Vetvendosjes kundër marrëveshjes mbi pjesëmarrjen “jo sovrane” të Kosovës në takime e veprimtari rajonale, kanë marrë pjesë disa mijra vetë. Ndërsa sipas qeverisë, kanë qenë disa qindra vetë.
Gjendet një listë njerëzish, me të cilët Bashar al-Assadi ka pasur hesape për të larë
Agjencia informative Mother Jones ka shtënë në dorë një dokument komprometues për regjimin sirian. E vërteta është se krimet që janë bërë gjatë muajve të fundit janë ku e ku më komprometuese, por ky dokument është edhe më spektakolar në metodikën e krimit. Është fjala për një listë personash që regjimi i Bashar al-Assadit ka programuar për t’i goditur. Janë 718 faqe, të tëra në gjuhën arabe dhe, përveç emrave dhe të dhënave anagrafike, përmbajnë adresën e banimit, numrat e telefonit, e të dhëna të tjera mbi aktivitetin që kryejnë.
Edi Rama: Universitetet janë zgafella dhe streha vorfnore
Edi Rama bën publik për herë të parë opinionin që ka për botën universitare shqiptare. Nuk ka një opinion të mirë. Përkundrazi, për të “universitetet janë kthyer në zgafella të errëta e në streha vorfnore të mjerimit akademik”. Këtë e ka thënë në një tryezë pune me të vetët, ku diskutoheshin politikat rinore.
Berisha deputetëve: Zoti e ruajtë Shqipërinë nga Edi Rama
Kryeministri i vendit e mblodhi grupin parlamentar, dhe si zakonisht, u foli atyre mbi shqetësimin e madh të shqiptarëve, dmth mbi Edi Ramën. Foli gjatë. Ja disa ide, teza apo pohime: