Kompanitë celulare i “vjedhin” abonentët njëra-tjetrës

Tregu i telefonisë celulare është karakterizuar nga lëvizje të mëdha abonentësh nga njëra kompani në tjetrën dhe anasjelltas. Kjo ka bërë që kompanitë të marrin masa për ruajtjen e abonentëve duke rritur ofertat dhe duke ulur çmimet. Nga raporti i vitit 2011 i AKEP-it, mësohet se gjatë gjithë vitit të shkuar, kompanitë kanë regjistruar plot 690 mijë përdorues më shumë! Të dhënat tregojnë se një shqiptar ka mesatarisht sot 1.8 numra celulari nga rreth 1.4 numra që kishte në vitin 2010.
Një rritje e tillë tregon edhe një herë se sa të lëvizshëm janë abonentët duke u joshur herë nga njëra dhe herë nga tjetra kompani celulare. Lëvizjet e abonentëve janë kryer kryesisht pas ofrimit të shërbimit të portabilitetit të numrit. Madje, raporti vjetor i Autoritetit të Konkurrencës tregon se shërbimi i portabilitetit të numrit ka sjellë në jo pak raste “sherre” midis kompanive celulare. Sipas autoritetit, janë të paktën tre kompani celulare që u ankuan gjatë 2011-s pranë tij me argumentin se kompania rivale telefononte klientët e saj duke i joshur me oferta për t’i marrë në rrjetin e tyre.
E gjithë kjo, tregon për një luftë të hapur midis kompanive celulare për “ca abonentë” më shumë. Kjo gjë vlen edhe faktin se 90 për qind e abonentëve janë me parapagim dhe vetëm 10 për qind prej tyre me kontratë.
S.E.
Comments
Golin e hengri AMC pas lekut
<p>Golin e hengri AMC pas lekut qe hodhi VODAFONI tek departamenti i marketungut se Raifaizenit per te kaluar te gjithe numrat e bankes ne VOD</p>
Zenel Po te kishe qofte edhe
<p>Zenel</p><p>Po te kishe qofte edhe nje para te vetme shkolle.......do te kishe kuptuar qe keto zgjedhje behen me tender te hapur dhe mundesohen nga dep. prokurimeve ne RZB dhe jo i marketingut. Merru me ndonje pune tjeter.</p>
Add new comment