Arkiv-Lajme
Ju flet Putini, ‘cari’ i Rusisë në versionin modern
Ezio Mauro, drejtori i së përditshmes italiane la Repubblica, i ka marrë një intervistë kandidatit presidencial në Rusi, Vladimir Putinit, i cili, ç’është e vërteta, është shumë më tepër se sa një kandidat. Dhe nga kjo intervistë, ndoshta për meritë të gazetarit, kemi mundësinë të shohim një Putin ndryshe. Ja disa gjëra që ai thotë:
-Janë parë shumë njerëz në rrugë kundër meje? S’ka asnjë problem. Protestat na vënë në pozita më të mira pune.
-Ju thoni se unë nuk flas me kundërshtarët e mij, e nuk ua vë veshin atyre, por unë takoj njerëz çdo ditë.
Duhen më shumë se 200 vjet për të kompensuar pronarët !
Banka Botërore ka hartuar sëfundmi një raport mbi çështjen ende të pazgjidhur të pronës në Shqipëri, gjë e cila duket se ka acaruar sëtepërmi pronarët. Raporti thekson ndër të tjera domosdoshmërinë e uljes së çmimit të tokës së shpronësuar në mënyrë që shteti të ketë mundësi të kompensojë të gjithë pronarët. Por ky variant, si edhe vazhdimi i procesit të legalizimeve duke përfshirë në të edhe 80 mijë shtesa të ndërtuara pas fillimit të procesit, është pritur me kontestime të mëdha në radhët e pronarëve.
Kur Olldashi e Topalli (rreken t')u marrin mbrëmjen shqiptarëve
Në dy studiot televizive më të rëndësishme të vendit (në Top Story e në Opinion) ishin ftuar respektivisht Sokol Olldashi e Jozefina Topalli.
Parlamenti Europian përbuz Shqipërinë
Shtyhet për në kalendat greke diskutimi mbi statusin e vendit kandidat për Shqipërinë. Dje në parlamentin Europian është folur për arritjet e çdo vendi fqinj me ne, ndërsa për Shqipërinë janë rezervuar, si kurrë më parë, tone injoruese e përbuzëse. Komiteti i Jashtëm i këtij parlamenti votoi në favor të raporteve pozitive për Bosnjën, Turqinë, Malin e Zi e Serbinë, madje u fol mirë dhe për Kosovën e Maqedoninë, por jo për Shqipërinë. “Nuk po flasim për progresin në Shqipëri. Fatkeqësisht, Shqipëria mungon, [pasi atje] nuk ka progres për sa i takon çështjeve kyçe.
Kryeministri i përmbush 12 kushtet e BE-së për 6 javë!!!!
Kryeministri ka qenë në Bruksel për të marrë pjesë në një forum të partive popullore. Ka kohë që nuk shkon për vizitë në një vend europian; ka kohë gjithashtu që askush ndër udhëheqësit europianë nuk i është përgjigjur ftesave të tij të vazhdueshme për të vizituar Tiranën. Dhe prandaj gjuan aktivitete të tilla për të dhënë idenë e një aktivizimi ndërkombëtar.
Vdekja e Lucio Dalla-s i kap në befasi të gjithë
Ka vdekur Lucio Dalla, kant-autori italian i njohur në botë për një numër këngësh, por sidomos për atë me titull ‘Caruso’. Vdiq krejt pa pritur, në Zvicër, nga një atak kardiak. Bota muzikore përtej Adriatikut është në zi. Një numër kolegësh kanë reaguar në mënyrën e tyre me të marrë lajmin e vdekjes së Dalla-s.
R. Bode i quan të tjerët Çiçikovë. Po a e di se kush është Çiçikovi?
Në Panoramën online raportohet që Ridvan Bode, ministri ynë i Financave, të ketë thënë se “opozita po sillet si Çiçikovi, pasi e ka merakun me efektet e taksës, që solli qëndrueshmëri të vendit ndaj krizës”. Të jetë i saktë ky raportim? Nëse po, Bode duhet ta ketë kuptuar se fraza i ka dalë e pakuptimtë. Gjithmonë, nëse ai e ka idenë se kush është Çiçikovi.
Edhe Bode flet me gjuhën e Berishës – i quan socialistët Çiçikovë të majtë
Ridvan Bode, Ministri i Financave, ruan zakonisht një profil teknokrat në diskutimet e tij në Kuvend rreth politikave fiskale. Por sot, edhe ai ka adoptuar stilin berishian të debatit parlamentar, kur ka diskutuar në Kuvend rreth taksës së sheshtë. Sipas Shekullit, Bode ka thënë se taksa e sheshtë është e përqafuar nga mbarë bota. “Disa të majtë gjetën rastin për të sulmuar taksën e sheshtë. Ata janë Çiçikovë të majtë, kanë për qëllim t’i hapin rrugë taksës progresive që ka shpikur kryetari i tyre. Taksa e sheshtë është taksa më moderne,” citon Shekulli Boden.
PS-PD, debat në Kuvend për të “ardhurat personale”
Ndryshimet në ligjin “Për deklarimin e të ardhurave” të shqyrtuara sot në Kuvend, kanë rikthyer edhe një herë vëmendjen në debatin e vjetër midis mazhorancës dhe socialistëve mbi taksën e sheshtë. Me një tabele të madhe në dorë, deputeti socialist, Arben Ahmetaj shpjegoi formën se si prekej një rrogëtar i mesëm nga aplikimi i taksës së sheshtë. “Shuma që një infermier duhet të paguajë më shumë për shkak të taksës së sheshtë në vit, është 300 mijë lekë. Por në fakt Sali Berisha i merr këtij qytetari 300 mijë lekë në vitin e parë, arrin në gati 5 milionë lekë në fund të 10 viteve.
Do të fitojë Hollande? Do vijnë ditë të këqija për pasanikët
Kandidatit presidencial François Hollande i kanë përmendur një frazë të thënë ca kohë më parë. “Nuk i kam qejf pasanikët”, ka thënë ai. Mirëpo nuk ka nevojë t’ia përmendësh për ta bërë të ndihet ligsht. Ai po e demonstron me premtimet elektorale se “pasanikët nuk i ka qejf”, e për këtë po shndërrohet shpejt e shpejt në modelin për t’u ndjekur nga socialistët europianë; kuptohet, nëse fiton e nëse i mban premtimet.