Do të fitojë Hollande? Do vijnë ditë të këqija për pasanikët

Postuar në 01 Mars, 2012 06:46

Kandidatit presidencial François Hollande i kanë përmendur një frazë të thënë ca kohë më parë. “Nuk i kam qejf pasanikët”, ka thënë ai. Mirëpo nuk ka nevojë t’ia përmendësh për ta bërë të ndihet ligsht. Ai po e demonstron me premtimet elektorale se “pasanikët nuk i ka qejf”, e për këtë po shndërrohet shpejt e shpejt në modelin për t’u ndjekur nga socialistët europianë; kuptohet, nëse fiton e nëse i mban premtimet.

“Atij që ka të ardhura mbi një milion euro në vit do t’i duhet të derdhë në arkën publike 75% të tyre”, ka premtuar ai. Në manifestin e paraqitur para se të niste fushatën, nivelin e taksimit e çonte deri në 45%, por tani e ka çuar në 75%.

Francezët e pëlqejnë, e bën vaki që bash për këtë të fitojë dhe zgjedhjet, por premtimi i bujshëm nuk ka lënë indiferent askënd jashtë Francës. Sipas së përjavshmes the Economist, ky premtim nuk është bindës për dy arsye. Së pari, taksat në Francë janë qysh tani shumë të larta (kontributi fiskal i francezëve arrin në 42% të GDP-së së tyre në një kohë që mesatarja e vendeve të OECD-së është 34%). Francezët që marrin më tepër se 100 mijë euro në vit paguajnë taksa më shumë se sa paguajnë për këtë nivel të ardhurash në Britani, në Suedi apo Danimarkë. Dhe së dyti, ky taksim mbi të pasurit synon barazinë, por  Franca nuk paraqitet keq përsa i takon barazisë; përkundrazi, është model për shumë vende të OECD-së.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Cdo vend ka sistemin e vet te vlerave qe percakton nivelin e shpenzimeve publike dhe shperndarjen e barres fiskale mes shtresave te ndryshme te shoqerise. Nuk ka rendesi si u duket anglezeve sistemi francez, rendesi ka si u duket francezeve. Me fjale te tjera anglezet: "should mind their own business". Edhe shqiptaret bejne mire te merren me sistemin fiskal shqiptar qe eshte shume i vecante...

Submitted by Albi (not verified) on

Duke qene se Londra dhe City ka kohe qe thith ajken e talenteve te finances te La Defense, anglezet kane shume arsye per te ferkuar duart kur presidenti i ardhshem francez deklaron se taksat mund te arrijne deri ne 70% per me te pasurit. A thua se te pasurit jane te detyruar te jetojne me pahir ne Paris ne boten e sotme ku levizet me kollaj se kurdo. Amerikanet me shume mend e quajne "voting with your feet".

Submitted by hapi (not verified) on

Sistemi i taksave franceze është me shkallë progresive si më poshtë për  ardhurat të realizuara në territorin e Francës. Cfarë kanë francezët aksione në City apo HongKong, taksohen sipas sistemit anglez ose hongkongas:

Shkalla  e të ardhurave vjetore  për person  :  përqindja e taksimit

nga 0 në 5 963 euros : 0%
nga 5 963 në 11 896 euro: 5,5%
nga 11 896 në 26 420 euro : 14%
nga 26 420 në 70 830 euro: 30%
me shumë se 70 830 euro : 41%

Gjithsesi, nga statistikat zyrtare familjet me të ardhura mbi 1 milionë euro në Francë janë vetëm 3523 familje, pra 0,01% e familjeve të Francës.

Me sistemin e sotëm të bërë nga qeveria e Sarkozi-së, falë hapësirave që u lejon ligji (ulje taksash të ndryshme), ajo pjesa 0,01% e familjeve më të pasura paguan më pak se 20% të të ardhurave taksa.

Me nji fjalë, me sistemin e sotëm të Sarkozisë, paguan më pak taksa për çdo euro të ardhur po të fitosh 1 milionë euro sesa po të fitosh 50 mijë euro në vit.

Gallata më e madhe është se Berisha do ta quante Sarkozinë marksist po të flisnin për taksat (gjë që nuk ndodh kurrë sepse nuk do të takohen kurrë).

Ju përshëndes.

Propozoj hapjen e një rubrike "Zenelo-kracia" për thëniet e qeverisë tonë që mund ti kishte thënë edhe Zeneli i respublikës.

Të paktën të qeshim me palaçot.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.