Ju flet Putini, ‘cari’ i Rusisë në versionin modern

Ezio Mauro, drejtori i së përditshmes italiane la Repubblica, i ka marrë një intervistë kandidatit presidencial në Rusi, Vladimir Putinit, i cili, ç’është e vërteta, është shumë më tepër se sa një kandidat. Dhe nga kjo intervistë, ndoshta për meritë të gazetarit, kemi mundësinë të shohim një Putin ndryshe. Ja disa gjëra që ai thotë:
-Janë parë shumë njerëz në rrugë kundër meje? S’ka asnjë problem. Protestat na vënë në pozita më të mira pune.
-Ju thoni se unë nuk flas me kundërshtarët e mij, e nuk ua vë veshin atyre, por unë takoj njerëz çdo ditë.
-Kur dëgjoj që shumë opozitarë e etiketojnë partinë time si një bandë hajdutësh e delinkuentësh, e marrë thjesht si slogan; asgjë më tepër.
-Fakti që unë e Medvedev ndërrojmë vendet s’do të thotë që sistemi është i bllokuar, s’do të thotë se po krijojmë oligarki. Po Kohl-i në Gjermani që ndejti 16 vjet e bllokoi sistemin? Po kryeministri kanadez për 16 vjet të tjera?
-A do të kandidoj sërish pas kësaj fitoreje? Pse jo? Nëse njerëzit më duan, pse jo? Por e vërteta është se nuk kam menduar për këtë gjë.
-Opozitarët kanë frikë se zgjedhjet do manipulohen, por ne kemi një ligj, dhe ata mund të ankohen në gjykata.
-Ju thoni se në SHBA kandidatëve u zbathin dhe brekët në emër të transparencës, por edhe tek ne ka transparencë; edhe ne, në mënyrën tonë, i deklarojmë të ardhurat.
-Gruaja ime nuk del në publik, pasi ajo nuk është personazh publik. Familja ime është larg syve të medias, dhe kështu duhet të jetë, pasi nuk merren me politikë, nuk merren me biznes, nuk merren me asnjë veprimtari publike.
-A kam bërë gabime? Sigurisht. Por asnjë gabim të rëndësishëm.
Re.Pu.
Comments
"Se ci saranno brogli? C'è

"Se ci saranno brogli? C'è il tribunale"

- Nese do te kete probleme me votimet ? Kemi gjykatat !

Kete e ka thene Putini por para tije e ka thene dhe vazhdojne t'a thone Berisha, Meta,Basha,Mediu & co.

Nje miku i tyre i perbashket, Berlusconi, nuk mund te shprehet ne kete menyre. Perkundrazi. Gjykatat e pavarura(komuniste sipas tije) jane problemi me i madh per te dhe partine qe ka themeluar.

Kollaj te kapardisesh kur ke sistemin e drejtesise te kapur apo te tredhur .......

Caret kane qene udheheqesit

Caret kane qene udheheqesit me te mire te Rusise dhe nga monarket me te mire ne Europe.

Add new comment