PS-PD, debat në Kuvend për të “ardhurat personale”

Postuar në 01 Mars, 2012 09:57

Ndryshimet në ligjin “Për deklarimin e të ardhurave” të shqyrtuara sot në Kuvend, kanë rikthyer edhe një herë vëmendjen në debatin e vjetër midis mazhorancës dhe socialistëve mbi taksën e sheshtë. Me një tabele të madhe në dorë, deputeti socialist, Arben Ahmetaj shpjegoi formën se si prekej një rrogëtar i mesëm nga aplikimi i taksës së sheshtë. “Shuma që një infermier duhet të paguajë më shumë për shkak të taksës së sheshtë në vit, është 300 mijë lekë. Por në fakt Sali Berisha i merr këtij qytetari 300 mijë lekë në vitin e parë, arrin në gati 5 milionë lekë në fund të 10 viteve. Katër infermierë paguajnë në 10 vjet 20 milionë lekë. Këto para i kursejnë ministrat, deputetët, kryeministri”, - tha ai. Përballë këtyre akuzave, Bode përsëriti edhe një herë se qeveria ka rritur pagat duke bërë që rrogëtarët të përfitojnë më shumë të ardhura krahasuar me periudhën kur qeverisnin socialistët. “Një infermiere që merrte në kohën e qeverisjes socialiste 150 mijë lekë të vjetra pagë, në vitin 2010 mori 340 mijë lekë pagë mesatare në muaj. Kësaj infermiereje i thoni që paguan 20 mijë lekë të vjetra taksë, kur në një muaj i është rritur paga me 170 mijë lekë”, - tha ai.

Socialistët kërkojnë të aplikojnë taksën progresive, ndërsa PD këmbëngul në ndjekjen e politikave aktuale, të cilat sipas Bodes bën që vendi t’i shpëtonte edhe krizës ekonomike.

 

S.E.

Comments

Submitted by zeneli (not verified) on

<p>Ja ku e nxora me ne fund fytyren tamam.</p><p>punoj te 55a, gazeta fashiste, per Fahriun.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.