Duhen më shumë se 200 vjet për të kompensuar pronarët !

Banka Botërore ka hartuar sëfundmi një raport mbi çështjen ende të pazgjidhur të pronës në Shqipëri, gjë e cila duket se ka acaruar sëtepërmi pronarët. Raporti thekson ndër të tjera domosdoshmërinë e uljes së çmimit të tokës së shpronësuar në mënyrë që shteti të ketë mundësi të kompensojë të gjithë pronarët. Por ky variant, si edhe vazhdimi i procesit të legalizimeve duke përfshirë në të edhe 80 mijë shtesa të ndërtuara pas fillimit të procesit, është pritur me kontestime të mëdha në radhët e pronarëve.
Agim Toro, Sektretar i Përgjithshëm i Shoqatës “Pronësi me Drejtësi”, një ndër shoqata që mbron të drejtat e pronarëve, deklaron sot në një intervistë tek “Shqip”, pikërisht për këtë çështje se vlera e kompensimit me para e pronave shkon në një shifër marramendëse prej 30 miliardë euro! Madje pronarët, kanë shpjeguar në deklarimet e tyre në medie se nëse qeveria do të vazhdonte me këto ritme duke përcaktuar nga 1.7 miliardë lekë në vit si fond kompensimi, do të nevojiteshin më shumë se 200 vjet për të kompensuar të gjithë ata! Duket se këtu bazohet edhe logjika e Bankës Botërore tek i sugjeron ekzekutivit që më mirë të ulë çmimin e tokës për të rritur mundësitë e përmbylljes së këtij procesi në një afat më të shpejtë.
S.E.
Add new comment