Arkiv-Lajme
Të gjithë njëzëri: festa e Lezhës ishte e turpshme
Ajo që bëri Berisha në Lezhë të lë pa fjalë. Në përvjetorin e Kuvendit të Lezhës, në një përvjetor çfarëdo, ai organizoi me pompë të madhe një festë përçarëse. E bëri festë të regjimit. Foli e u soll si medemek babai i kombit duke pasur pas e rreth vetes veç shërbëtorë të tij. E sikur të mos ishin mjaft këto, ai censuroi dhe Presidentin e Republikës. Këtë të fundit nuk e lejoi të merrte pjesë në atë ceremoni. Me fjalë të tjera, në një ceremoni shtetrëore nuk lejohet të marrë pjesë kreu i shtetit!!!!
Të gjithë njëzëri: festa e Lezhës ishte e turpshme
Ajo që bëri Berisha në Lezhë të lë pa fjalë. Në përvjetorin e Kuvendit të Lezhës, në një përvjetor çfarëdo, ai organizoi me pompë të madhe një festë përçarëse. E bëri festë të regjimit. Foli e u soll si medemek babai i kombit duke pasur pas e rreth vetes veç shërbëtorë të tij. E sikur të mos ishin mjaft këto, ai censuroi dhe Presidentin e Republikës. Këtë të fundit nuk e lejoi të merrte pjesë në atë ceremoni. Me fjalë të tjera, në një ceremoni shtetrëore nuk lejohet të marrë pjesë kreu i shtetit!!!!
E re, Rama “sulmon” Topin dhe Spahiun. Për pak na u dukën si në një llogore
Kreu i socialistëve, Edi Rama shkroi dje si rrallë më parë për dy partitë më të reja në skenën politike shqiptare, “Aleancën Kuq e Zi” si edhe atë të Presidentit Bamir Topi, e cila pritet të konkretizohet së shpejti duke akuzuar krerët e tyre se janë “bashkëfajtorë me Berishën”. Sipas Ramës, Topi ka heshtur gjatë, ndërsa Spahiu ka qenë deri më tani në shërbim të Kryeministrit.
Nga falja përfituan vetëm individët, biznesi ishte indiferent. Ministria bën apelin e fundit.
Kur kemi hyrë në muajin e fundit të aplikimit të Faljes Fiskale nga Qeveria, Ministria e Financave si edhe funksionarë të lartë të saj po nxitojnë t’i apelojnë publikut dhe bizneseve që të marrin pjesë në proces dhe të mos e humbin rastin për të legalizuar vlerat monetare apo të rivlerësojnë pronën. Gjatë dy ditëve të fundit, zv.ministri i Financave, Alfred Rushaj është parë në disa TV të ndryshme duke shpjeguar procedurat, por edhe përfimet që kanë bizneset dhe individët. Nga ana tjetër, Ministria e Financave ka nxjerrë sëfundmi edhe një broshurë me anë të së cilës shpjegon ligjin.
Adem Demaçi: Fusnota është ok
Adem Demaçi vihet në mbrojtje të vendimit të qeverisë për të pranuar fusnotën. "Fusnota nuk ishte zgjidhje ideale, por as kundërshtaret e saj nuk e thanë të vërtetën. Rezoluta 1244 nuk ka vdekur, është në fuqi, këtu është edhe KFOR-i, edhe EULEX-i. Pra nuk jemi plotësisht të pavarur, por jemi në rrugë të mbarë për t’ia arritur qëllimit”, ka thënë ai në RTK. Ai polemizon me ata që kanë dashur të refuzohet fusnota: "Me mospranimin e fusnotës, Kosova nuk do të përfitonte asgjë. Edhe me refuzimin e saj, Serbia do ta fitonte statusin e kandidatit.
Luftë surreale biografish
Dje, për herë të dytë a të tretë, Berisha nxorri Fatbardh Kadillin për të lexuar në një konferencë për shtypin një deklaratë, ku i kërkohet Edi Ramës të kërkojë falje për krimet e kryera nga i ati, e në mes të tjerash i përmendin përgjegjësinë që ai ka në dënimin me vdekje të Havzi Nelës. Dhe sot, në gazetën Tema (online), është publikuar një shkrim i Ilirjan Blloshmit.
Ka një identitet kosovar? Përgjigjen Kelmendi, Kurti, Misha
Ka një identitet kosovar? Kjo është pyetja që shtron revista Java në numrin e saj të sotëm. Dhe përgjigjen na e jep me gojën e tre të intervistuarve: Migjen Kelmendit, Albin Kurtit dhe Pirro Mishës. I pari thotë se po, ka një identitet të fortë kosovar brenda gamës identitare shqiptare, dhe ky identitet vjen prej 1. Gjuhës, dmth gegnishtes; 2. Pesëdhjetë viteve sakrifica e përpjekje për të fituar mëvetësinë shtetërore; 3. Marrëdhënies kulturore të shqiptarëve të Kosovës me kulturat e tjera, si ajo serbe, kroate, boshnjake, sllovene, etj; dhe 4.
Besnik Mustafaj: Ajo që ndodhi në Lezhë është turp
Ka provokuar bujë ajo që ndodhi dje në Lezhë. Ka qenë gati-gati e pabesueshme. Presidenti i Republikës ka pranuar të jetë në veprimtarinë përkujtimore të Kuvendit të Lezhës, ka premtuar se do të mbajë dhe një fjalë atje, por protokolli i shtetit ia ka hequr të drejtën për të qenë atje. E kuptoni? Protokolli i shtetit i heq të drejtën kreut të shtetit për të marrë pjesë në një ceremoni përkujtimore !!!!
Politika, dashuri pranverore me të përndjekurit
Në tre ditë rresht, politika ka treguar një afrimitet të admirueshëm ndaj shtresës së të përndjekurve politik, si rrallë më parë.
Mark Marku vijon me kritika, por korrigjon dhe veten
Deputeti i PD-së, Mark Marku, ka dhënë një intervistë për Panoramën, ku vijon në stilin e vëzhgimeve kritike në adresë të PD-së e maxhorancës, por me tone më të kontrolluara e më konstruktive. Vijon të flasë mirë për Gamend Oketën si njeri e si koleg, por është “kundër largimit prej një formacioni politik në emër të të cilit je votuar dhe kalimit në një formacion tjetër politik. Një veprim i tillë nuk është korrekt as me elektoratin që të ka votuar, as me formacionin politik në emër të të cilit ke konkurruar”.