Të gjithë njëzëri: festa e Lezhës ishte e turpshme

Ajo që bëri Berisha në Lezhë të lë pa fjalë. Në përvjetorin e Kuvendit të Lezhës, në një përvjetor çfarëdo, ai organizoi me pompë të madhe një festë përçarëse. E bëri festë të regjimit. Foli e u soll si medemek babai i kombit duke pasur pas e rreth vetes veç shërbëtorë të tij. E sikur të mos ishin mjaft këto, ai censuroi dhe Presidentin e Republikës. Këtë të fundit nuk e lejoi të merrte pjesë në atë ceremoni. Me fjalë të tjera, në një ceremoni shtetrëore nuk lejohet të marrë pjesë kreu i shtetit!!!!
Ka patur shumë reagime pas këtij gjesti të shëmtuar. Kanë shkruar një numër opinionistësh, mes të cilëve dhe Ardian Vehbiu. “Një incident sa protokollar aq dhe i turpshëm”, shkruante ai në një shkrim të tijin për Shekullin, ku qysh në titull pretendonte se data 2 mars 1444 duhet parë me dyshim. Sipas shumë gjasash, është një datë e rreme, linte ai të kuptohej.
I pari fare reagoi Besnik Mustafaj me një status në profilin e tij në facebook (për ata që i kanë zët fjalët e huaja, nuk dimë si ta përkthejmë fjalën ‘facebook’ në shqip. Re.Pu.). “E mora vesh turpin që ndodhi në Lezhë… Kryeministri ynë duhet ta shkarkojë kryetarin e bashkisë së Lezhes, në qoftë se nuk është vetë pas tij”, tha Mustafaj, duke bërë, për një efekt stilistik, sikur s’e beson që kryeministri është strumbullari i kësaj feste sektare.
Dje reagoi dhe Edi Rama me në shkrim, që ish publikuar sot në të gjitha të përditshmet (pjesën lidhur me këtë ngjarje, e kemi publikuiar dhe ne të respublica-s në kolonën e opinioneve).
Re.Pu.
Add new comment