Adem Demaçi: Fusnota është ok

Adem Demaçi vihet në mbrojtje të vendimit të qeverisë për të pranuar fusnotën. "Fusnota nuk ishte zgjidhje ideale, por as kundërshtaret e saj nuk e thanë të vërtetën. Rezoluta 1244 nuk ka vdekur, është në fuqi, këtu është edhe KFOR-i, edhe EULEX-i. Pra nuk jemi plotësisht të pavarur, por jemi në rrugë të mbarë për t’ia arritur qëllimit”, ka thënë ai në RTK. Ai polemizon me ata që kanë dashur të refuzohet fusnota: "Me mospranimin e fusnotës, Kosova nuk do të përfitonte asgjë. Edhe me refuzimin e saj, Serbia do ta fitonte statusin e kandidatit. Bashkimi Evropian do që Serbia të integrohet brenda saj, por kjo nuk arrihet lehtë me një shtet që ka qenë në luftë me të para pak më shumë se dhjetë vjetëve”.
Ai ka shprehur simpati herë të tjera për Vetvendosjen, por këtë herë nuk i kursen qortimet: "Nuk mund të thuhet se gjithë deputetët e parlamentit janë hajna, të gjithë drejtuesit e shtetit janë hajna, sepse sipas tij, me këtë nuk zgjidhen problemet." Po aty, në rolin e bacës së urtë, ai ka kritikuar dhe kryeministrin Thaçi, që "kërkon t'u mbyllë gojën me etiketime kundërshtarëve të tij".
Në fund, është ndalur tek zgjedhja e Presidentit të Republikës, dhe me këtë rast, tek Presidentja Jahjaga, me të cilën nuk është treguar shumë gentleman: “A po duan ato kukull? Atëherë ajo është super -kukull”.
Re.Pu.
Comments
Demacit i shijon pensioni

Demacit i shijon pensioni personal qe e mer nga Hashimi!

A thua pse, nga gjith ata te burgosur politik ne Kosove eshte vetem Demaci qe mer pension

dhe ate ne baze te nje vendimi te kryeministrit dhe jo ne baze te ligjit.

Perndryshe, Demaci delen vazhdimisht ne RTK per te bere propagande pro-qeveritare, ska gje te re ketu.

Nese per ju fusnota eshte OK

Nese per ju fusnota eshte OK zoti Demaci, ateher porosisni nje kornize dhe vareni ne murin e shtepise tuaj. Nuk po brengosemi fort per at pune.

Add new comment