Nga falja përfituan vetëm individët, biznesi ishte indiferent. Ministria bën apelin e fundit.

Postuar në 03 Mars, 2012 15:52

Kur kemi hyrë në muajin e fundit të aplikimit të Faljes Fiskale nga Qeveria, Ministria e Financave si edhe funksionarë të lartë të saj po nxitojnë t’i apelojnë publikut dhe bizneseve që të marrin pjesë në proces dhe të mos e humbin rastin për të legalizuar vlerat monetare apo të rivlerësojnë pronën. Gjatë dy ditëve të fundit, zv.ministri i Financave, Alfred Rushaj është parë në disa TV të ndryshme duke shpjeguar procedurat, por edhe  përfimet që kanë bizneset dhe individët. Nga ana tjetër, Ministria e Financave ka nxjerrë sëfundmi edhe një broshurë me anë të së cilës shpjegon ligjin. Vlen për t’u theksuar fakti që broshura del vetëm një muaj e një javë para përfundimit të afatit ligjor të aplikimit të faljes, ndërsa ajo vijonte që prej verës së vitit 2011.

Por “aksioni” nuk është i rastësishëm, ndërsa targeti është biznesi. Sipas të dhënave të ofruara nga Rushaj, gjatë këtyre muajve, është rivlerësuar një kapital prej 141 miliardë lekë pasuri të paluajtshme. Ligji parashikonte një serë lehtësish për biznesin dhe individët, siç është legalizimi i vlerave monetare, rivlerësimi i kapitalit, falja e detyrimeve tatimore, sigurimeve shoqërore, etj., ndërsa mësohet se pjesë më e parapëlqyer ka qenë rivlerësimi i pasurisë nga ana e individëve. Që prej fillimit të procesit, individët kanë qenë pjesa më e prirur për të përfituar nga falja, ndërsa biznesi është treguar indiferent dhe mosbesues duke kërkuar siguri të tjera ligjore se nuk do të penalizoheshin pasi të deklaronin.

S.E.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.