Të gjithë njëzëri: festa e Lezhës ishte e turpshme

Postuar në 04 Mars, 2012 05:38

Ajo që bëri Berisha në Lezhë të lë pa fjalë. Në përvjetorin e Kuvendit të Lezhës, në një përvjetor çfarëdo, ai organizoi me pompë të madhe një festë përçarëse. E bëri festë të regjimit. Foli e u soll si medemek babai i kombit duke pasur pas e rreth vetes veç shërbëtorë të tij. E sikur të mos ishin mjaft këto, ai censuroi dhe Presidentin e Republikës. Këtë të fundit nuk e lejoi të merrte pjesë në atë ceremoni. Me fjalë të tjera, në një ceremoni shtetrëore nuk lejohet të marrë pjesë kreu i shtetit!!!!

Ka patur shumë reagime pas këtij gjesti të shëmtuar. Kanë shkruar një numër opinionistësh, mes të cilëve dhe Ardian Vehbiu. “Një incident sa protokollar aq dhe i turpshëm”, shkruante ai në një shkrim të tijin  për Shekullin, ku qysh në titull pretendonte se data 2 mars 1444 duhet parë me dyshim. Sipas shumë gjasash, është një datë e rreme, linte ai të kuptohej.

I pari fare reagoi Besnik Mustafaj me një status në profilin e tij në facebook (për ata që i kanë zët fjalët e huaja, nuk dimë si ta përkthejmë fjalën ‘facebook’ në shqip. Re.Pu.). “E mora vesh turpin që ndodhi në Lezhë… Kryeministri ynë duhet ta shkarkojë kryetarin e bashkisë së Lezhes, në qoftë se nuk është vetë pas tij”, tha Mustafaj, duke bërë, për një efekt stilistik, sikur s’e beson që kryeministri është strumbullari i kësaj feste sektare.

Dje reagoi dhe Edi Rama me në shkrim, që ish publikuar sot në të gjitha të përditshmet (pjesën lidhur me këtë ngjarje, e kemi publikuar dhe ne të respublica-s në kolonën e opinioneve).

Re.Pu.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Ardian Vehbiu shkruante në një shkrim të tijin  për Shekullin, ku qysh në titull pretendonte se data 2 mars 1444 duhet parë me dyshim. Sipas shumë gjasash, është një datë e rreme, linte ai të kuptohej.

A nuk e shihni se Ardian Vehbiu = Hamza Kastriotin ?!

E sa Hamza Kastriota kan pase dhe kan sot trojet shqiptare, perfshi Saliun etj. !!!!!!!

Submitted by katarakti (not verified) on

Problemi nuk eshte nese eshte e sakte apo e pasakte data e 2 marsit 1444, por rropullia qe shkaktoi edhe nje here tjeter kryeministri yne i çakerdisur. Nga ana tjeter propozoj qe  termin "Facebook" ta zevendesojme me nje fjale me te thjeshte qe ta kuptojne edhe te zbriturit nga Bjeshket e Nemuna. Pra Facebook = SurratQitap.

Submitted by Genti (not verified) on

Akoma me i turpshem ishte pergenjeshtrimi i Protokollit te Shtetit, qe ia faturoi te gjithe pergjegjesine Bashkise Lezhe. Mediat kane raportuar per nje telefonate te Drejtorit te Protokollit Ermal Dredha ne drejtim te kabinetit te Presidentit nje ore perpara fillimit te ceremonise, por ne pergenjeshtrim nuk behej fare fjale per kete telefonate.

Submitted by bylyku (not verified) on

ouu vehbiu edhe historian tani, sa i talentuar vallahi..

Submitted by Anonims shefqeti (not verified) on

duke mos e diskutue shum reagimi rreht datea 2 mars ,poe bai ni sqarim te mos marrjes psjes te apo mos thirrjese te Presidentit Topi.Ne kohen kur

kish fillua msimin e shkrinjave ne abetare tek shkronja "RR"ka qen nji hskrim si simbolik e ksaj shkronje "urra bertiti RRahmani .RRahmani ishte ni bari deelesh qe ni dit berti urra burra se ujku ra nder dele dhe te gjith fshati vrapoi po ajo kishte pa qen rren e ai e perserit edhe niher e reagimi ishte po i njejti por nji dit vertet ra ujki ne dele po rrahmanitse besoike njeri ma

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.